27 Nëntor, 2022

Spartak Ngjela: Do kemi goditje të mëdha. Nuk është vetëm Saliu, ditët e ardhshme do shpallen non grata edhe politikanë të tjerë

 Spartak Ngjela: Do kemi goditje të mëdha. Nuk është vetëm Saliu, ditët e ardhshme do shpallen non grata edhe politikanë të tjerë

Vizitën në Tiranë të të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, avokat Spartak Ngjela e komenton si një shtysë e re e luftës anti-korrupsion në vend.

Një motiv të madh, vizita e tij është anti-korrpusioni. Është kurorëzimi tani, a do të fillojë goditja? Mendoj që po”.

Ardhja e zyrtarit të lartë të SHBA, sipas Ngjelës, lidhet dhe me përmbushjen e objektivit për të cilin u ngritën organet e reja të drejtësisë.

Reforma në drejtësi siç duket do të jetë në hapat e konkretizimit të goditjes së madhe. Këtë tregon vizita e Eskobarit, anti-korrupsioni, nuk është vizitë politike. Korrupsioni shqiptar është i lidhur me krimin” tha ai.

Sipas Ngjelës, fatin e ish-kryeministrit Berisha, i shpallur “non grata” do e kenë dhe politikanë të tjerë. “Nuk është vetëm Saliu, këta janë një plejade e madhe të korruptuarish”.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike do të jetë në Tiranë të enjten dhe do të takohet me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *