2 Dhjetor, 2022

Spartak Braho: Përveç Alibeajt, në listë për t’u vrarë ishin edhe Bardhi me Salianjin

 Spartak Braho: Përveç Alibeajt, në listë për t’u vrarë ishin edhe Bardhi me Salianjin

Ish-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar aspak nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë në Report TV se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos, kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket.

Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report TV.

Braho tha se ishte strategji e Berishës që protesta duhej mbyllur patjetër me një ose dy viktima, e kjo madje u tregua edhe me mjetet që mbështetësit kishin marrë për të sulmuar.

“Ajo protestë në strategjinë e Berishës duhej mbyllur me patjetër një apo dy viktima. Mjetet që u përdoren, koka e dashit, ishte tmerr, hunët, janë fiset gote që u sulën të organizuar kundër një kryqëzate në lindjen e mesme për të shpërndarë kristianzimin. Shkallë, hunj, çekiçë, vare, mjete që krijojnë viktima e dhunë. Vajzat deputete atje të trembura në maksimum që qanin dhe ulërinin”, u shpreh Braho.

Për Brahon, protesta e Sali Berishës ishte totalisht e dështuar, pasi ai kishte lajmëruar një protestë kombëtare me 40 mijë protestues, por në fakt në oborrin e selisë sipas tij ishin rreth 2 mijë. Kjo mbështetje sipas Brahos, Berishës do t’i duhet në ditët e tij më të këqija, kur të përfundojë pas hekurave.

“Ishte një tentativë për grusht shteti brenda partisë së tij. Do bënte batërti po të futej brenda, në kuptimin që edhe do vriste. Ai ka edhe eksponentë të botës së krimit. Nuk iu bind njeri, protesta dështoi, nga 40 mijë që do vinin ishin 1 mijë a 2 mijë vetë.

Ca përfaqëson tani Berisha? Ajo shumicw Berishës do ti duhet kur të shkojë prapa hekurave. Ai është thirrur në Prokurori. E ka mbushur kupën. Konkluzioni i mbledhjes së kryesisë së PD përveç përjashtimit, që Berisha ishte nxitësi dhe organizatori i kësaj maskarade”, theksoi Braho.

Ish-deputeti komentoi edhe rezistencën e Lulzim Bashës ku tha se kryedemokrati ‘korri atë që mbolli’, pasi duhet ta kishin përjashtuar me kohë Berishën nga Partia Demokratike.

“Edhe Basha kishte marrë masa dhe e blindoi. Po Berisha e ka blinduar shtëpinë? Më mirë se e njeh Basha Berishën nuk e njeh askush. Aty në grupin e Bashës kishte një person të infiltruar nga Berisha, bënte lojë dyfishe nga njëra anë njoftonte Berishën dhe pastaj Bashën.

Basha dhe grupi korrën atë që mbollën, këta e kanë mbajtur deri më sot Berishës, duhet të kishte ikur me kohë, nuk kishin forcë, servilë politikë të Berishës që në çdo orë të ditës i përdhunonte i rrihte. Të tërë këta që po flasin kundër Berishës në viti kanë linçuar deklarata pro Berishës, ca kanë thënë si e kanë mburr Berishën”, vijoi ai.

Spartak Braho foli edhe për situatën në Partinë Socialiste ku nuk kurseu kritikat për Edi Ramën duke thënë se defekti i tij është që duhet të jetë më pranë qytetarëve të thjeshtë dhe jo të komunikojë me ata përmes platformave online.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Ramës ditën e sotme se PS do ripërsëritet me të rinj, Braho thotë se Rama e ka kuptuar që PS nuk mund të vazhdojë të mbajë pranë vetes drejtues të korruptuar.

“Jo nuk është komod, se Rama me nuhatjen e një politikani jo të ri e ka kuptuar që edhe PS duhet të kalojë në proces reformimi, nuk mund të vazhdojë PS me një radhe drejtues që janë deri në fyt të përzier në korrupsion e krim. Rama ka përgatit teknokratë të mirë por nuk ka filozofë. Ca përfaqëson në cilën filozofi mbështet kjo e majtë. Cila është filozofia e të majtës.

Defekti i tij është që duhet të jetë më pranë njeriut të thjeshtë, jo vetëm me delegim, nuk bëhen në bashkëbisedim me skype e portale duhet të flasësh direkt me popullin. Ka nevojë për ndryshime në bujqësi, duhet të shtrohen rrugët e fshatit, po largohen fshatarët sepse s’kanë mundësi transporti”, tha Spartak Braho në Report TV.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *