4 Dhjetor, 2022

Spartak Braho: Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut. Kundërshtarët ose i eliminon, ose i vret. E ndjekin pas vetëm të droguarit

 Spartak Braho: Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut. Kundërshtarët ose i eliminon, ose i vret. E ndjekin pas vetëm të droguarit

Ish-deputeti socialist Spartak Braho deklaron se personat të cilat ndjekin nga pas ish-kryeministrin Berisha janë të droguar dhe të pirë në kuptimin politik të fjalës.

Gjatë një interviste të dhënë për News24, Braho përdori një gjuhë të ashpër ndaj ish-kryeministrit duke thënë se ka ardhur koha që ai të ikë nga skena politike, pasi përfaqëson të kaluarën dhe simbolizon një politikan që dhunon dhe eliminon kundërshtarët e tij politik.

“Ajo histori ka mbaruar, por ky është Berisha. Ambasadorja e quajti “Spin doctor”, njeri fantazist që krijon situata të paqëna. Mjerë ata që e ndjekin pas, shoh aty që e ndjekin njerëz të pirë, të droguar, në kuptimin mental të fjalës.

Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut politikisht në Shqipëri. Nuk duhet të marrë pjesë në politikën në Shqipëri. Revolucionet nuk i bën dot Sali Berisha.

Këtë revolucion as nuk e ka filluar as nuk do ta çojë deri në fund. Revolucionet nuk bëhen me filozofinë e Berishizmit. Është një filozofi e tejkaluar, është një kopje e shëmtuar e filozofit nazist Carl Schmitt, pararendësit të ardhjes në fuqi të Hitlerit në Gjermani, është bashkimi i dhunës dhe të konsideruarit të kundërshtarit armik.

Këtë bëri në 92-93-shin me Fatos Nanon, këtë bëri në 96-ën me deputetët socialistë, këtë bëri më 21 janar. Ky është Berisha që kundërshtarët o i vret, o i dhunon, o i eleminon.

Titulli non grata nuk ka rikthim. Berisha ka marrë damkë të përjetshme. Të presim se do ketë dhe raste të tjera që do të shpallen persona non grata.

Deri tani kemi 4, Berisha, Dako ose Toto Rina i Durrësit, kryeprokurori dhe Tom Doshi. Më i mënçuri nga këta u tregua Tom Doshi pasi iku”, tha Braho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *