SPAK zbarkon në fshatin e pasanikëve dhe politikanëve në Durrës

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur mëngjesin e sotëm në drejtorinë e Kadastrës së Durrësit duke arrestuar pesë zyrtarë të këtij institucioni.
Dosja që është sekuestruar nga SPAK lidhet me një hetim të nisur për tokat në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.
Procedimi është nisur kryesisht. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.
Fshati është i njohur pasi kanë vila shumë politikanë dhe biznesmenë.
Mes tyre më të rëndësishmit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.