1 Tetor, 2023

SPAK po përgatit fletë- arresti për një ish-kryeministër dhe tre ish-ministra

 SPAK po përgatit fletë- arresti për një ish-kryeministër dhe tre ish-ministra

SPAK-u filloi ofensivën e tij në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Sot arrestuan ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, që fillimisht ishte me LSI, por më pas kaloi me kryeministrin Rama.

Koka fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i PS-së në Durrës, por mës pas hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Mesa duket kishte informacione se do të arrestohej, siç ndodhi sot.

Po kështu me arrestimin e Lefter Kokës do jenë edhe pjesëtarë të rëndësishëm të rrjetit të inceneratorëve, ku flitet për qindra milionë euro nga këto pazare.

Burime të sigurta nga SPAK-u tregojnë, nën zë, se janë në proces firmosje arrestimi edhe një ish-kryeministër dhe tre ish-ministra.

Dy ish-ministra është e sigurtë se janë nga radhët e qeverisjes së Berishës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *