4 Dhjetor, 2022

SPAK kishte ‘ngrirë’ në banka 41 milionë euro të landfilleve; Zoto i transferoi në Hollandë 1 javë para arratisjes

 SPAK kishte ‘ngrirë’ në banka 41 milionë euro të landfilleve; Zoto i transferoi në Hollandë 1 javë para arratisjes

Gent Sejko e Ritvan Bode të Bankës së Shtetit, të deklarojnë se cilat janë bankat që lejuan transfertën./ Sipas burimeve, pas dërgimit nga Shqipëria, janë ri-transferuar te një firmë offshore në Maltë me letra false, për gjoja blerje impiantesh të industrisë së inceneratorëve; por saktësojmë se në Maltë, trafikanti Mirel Mërtiri ka shtetësinë e dytë dhe rezidencën personale me një kompleks vilash, ku shkojnë shpesh për pushime ministrat e qeverisë së Edi Ramës.
Një tjetër skandal, për të favorizuar krimin financiar shtetëror 430 milionë Euro, skandal që komisioni parlamentar nuk po e bën objekt hetimi.

Fakti parë/ Më 9 qershor 2021, SPAK ka nisur serinë e vendim-marrjes për aferën korruptive të plehrave, duke i kërkuar 12 bankave të nivelit të dytë, ‘ngrirjen’ e llogarive të tre landfilleve dhe lejimin e veprimeve vetëm për paga e shpenzime materiale shërbimi.

Ky njoftim i është dërguar për dijeni dhe Ministrisë së Financave e Bankës së Shtetit, si institucione sipërore që mbikëqyrin bankat, me qëllim që ato të mos kryenin asnjë transfertë e konvertim llogarie, nga landfillet te persona dhe subjekte të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Fakti dytë/ Më 15 nëntor 2021, trafikanti Mirel Mërtiri, bashkë me gruan Stela Gugallja e Klodian Zoton, ortakë në landfillet e plehrave, i ka kërkuar bankave me presion, të mos i japin informacion financiar Komisionit hetimor parlamentar, ndërsa kryeministri heshti.

Fakti tretë/ Më 15 shkurt 2022, në komisionin hetimor parlamentar për plehrat, u bë e ditur se në llogaritë bankare të landfilleve kishin mbetur vetëm 5000 Euro gjendje, nga 95 milionë Euro që u ka dhënë qeveria deri ditën e sekuestrimit.

Sipas burimit konfidencial nga Ministria e Financave, tre firmat ‘Albtek Energy-Elbasan’, ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ dhe ‘Integrated Energy BV SPV’, deri më 6 dhjetor 2021 kanë patur gjendje bankare 41.2 milionë Euro.

Por pas kësaj date, ose më saktë 7 ditë para urdhrit të SPAK për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos e Stela Gugalljas dhe për sekuestrimin e landfilleve, ortakët kanë transferuar 40 milionë Euro te gjoja kompania ‘mëmë’ me emrin ‘Integreted Energy BV” në Holandë.

Në fakt, kjo është firmë offshore e Klodian Zoto dhe Mirel Mërtirit, me adresë: ‘Delflandlaan 1 Queens Tower në Amsterdam’, por pa kuti postare e pa zyra, përfaqësuar nga një studio ligjore fantazmë e quajtur: ‘Samukange Hungwe Attorneys-Harare’ në Zimbabve, por që atje nuk ekziston.

Transferimi i 40 milion Euro nga treshja mafioze e landfilleve dhe arratisja e tyre një javë para daljes së urdhrit të sekuestros e arrestimit, nuk është rastësi, por njoftim paraprak nga brenda SPAK dhe zyrës kryeministrore që është vënë në dijeni paraprakisht.

Ndërsa kryerja e transfertës 40 milionë Euro, nga landfillet e Kodian Zotos drejt llogarisë së firmës offshore holandeze po të Klodian Zotos, është kryer me vetëdije nga bankat, në shkelje të urdhrit të SPAK, duke favorizuar zhdukjen e kësaj vlere të vjedhur nga buxheti i shtetit.

Pas transfertës, SPAK dhe ministria e Financave kanë marrë informacion zyrtar, se vlera 40 milionë Euro e dërguar nga Shqipëria, ishte tërhequr brenda 2 ditësh nga llogaria e firmës offshore holandeze ‘Integreted Energy BV” në Holandë.

Sipas burimeve, këto vlera janë ri-transferuar te një firmë offshore në Maltë, për gjoja blerje impiantesh për industrinë energjetike të inceneratorëve, porositur nga Klodian Zoto, Stela Gugallja e ortaku hije italian Giuseppe Ciaffaglione, për ‘punët’ e të cilit do flasim në vijim.

Kujtojmë, se në Maltë, trafikanti Mirel Mërtiri ka shtetësinë e dytë dhe rezidencën personale me një kompleks vilash, ku shkojnë për pushime ministra të qeverisë së Edi Ramës.

Ne po japim informacionin, se qysh prej datës 8 dhjetor 2021, bashkë me Mirel Mërtirin në Maltë, qëndrojnë të fshehur dhe personat në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto e Stela Gugallja; ndërsa SPAK, Sejko e Bode të Bankës së Shtetit dhe ministresha e Financave, Delina Ibrahimaj, të deklarojnë se cilat janë bankat private që kanë bërë transferimin e 40 milionë Euro të bllokuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *