24 Mars, 2023

Spaartak Braho shpërthen kundër Edi Ramës: Ai është drogaxhi, do ketë një fund të tmerrshëm, si Musolini

 Spaartak Braho shpërthen kundër Edi Ramës: Ai është drogaxhi, do ketë një fund të tmerrshëm, si Musolini

Deputeti i PS-se, Spartak Braho e ka quajtur skandalin e inceneratorve si me te renden e te gjitha koherave.

Gjate nje interviste, Braho ka thene se sado e rende eshte kjo ngjarje, kryeministri Edi Rama nuk e jep doreheqjen.

Sipas tij, “Rama a do ketë fundin e Musolinit apo Kraksit, le ta zgjedhë vet por që do ketë një fund negativ do ketë”.

“Skandali është kaq i fortë sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri, skandali është pan-evropian, mafioz praktika e mafies italiane, por Rama nuk e jep dorëheqjen me këto.

Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e Kraksit, Kraksi ka qenë kryeminister i Italisë në vitet 80-90 dhe qe procesi i Di Pietros, që shkallmoi tërë politiken italiane të përzier në afera korruptive e dënuan e vdiq në azil në Tunizi. Rama a do ketë fundin e Musolinit apo Kraksit le ta zgjedhë vet por që do ketë një fund negativ do ketë.

A do japë dorëheqjen? Nuk e jep se tani është bërë i gjithëpushtetshëm. PS nuk i thonë më Rilindja, janë kthyer prapë te PS është shkërrmoqur si frymë ka vetëm jesmenë ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë e të tjerët vetëm heshtin ajo parti e zgjedhjet që po bën tani i bën me emërime. Kjo e bën të fortë se e ka monopolizuar cdo gjë”, tha ai.

Braho duke folur per vendimin per legalizimin e kanabisit per qellime mjekesore ne vendin tone, tha se jemi te papergatitur per ta bere kete.

Nderkohe sa i perket paralajmerimit te Rames se ne keshillimin e ardhshem kombetar do pyese shqiptaret nese do shkohet dhe drejt perdorimit vetjak, Braho tha se Rama “ka parasysh dhe veten e tij ai se ai fumator kanabisi ka qenë në rininë e tij dhe deri vonë por le ta pijë punë e tij”.

“Tek ky përdorimi vetjak ka parasysh dhe veten e tij ai se ai fumator kanabisi ka qenë në rininë e tij dhe deri vonë por le ta pijë punë e tij.

Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit. E para ekonomikisht, kjo përvojë që e kaloi Maqedonia është sektor që ka dalë me humbje, kjo do masa të forta.

Të lejosh kultivimin industrial do të thotë të kesh siguri të plotë se këtu për 2015- 2017 u bë nami u kanabizua Shqipëria nën qeverisjen e Ramës.

E fitoi një kategori në këtë periudhë. Ikën nja 300-400 mln euro nga shitja e kanabisit në llogari të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Nuk jemi të përgatitur me logjistikë”, tha ish-deputeti socialist.

Ish- deputeti i PS ka akuzuar dhe kryeministrin se me listën e “investitorëve strategjik ka krijuar bankomatet e tij personal”.

Braho  tha se “lista e investitorëve strategjik është për të vënë duart në kokë. Janë të gjithë bankomatet e Ramës”.

“Pasuritë shtetërore e shpërndau te oligarkët e asaj kohe këtë po bën dhe Rama, pra pushteti po rrëshqet djathtas po jo sipas parimeve ligjore por sipas orekseve dhe frymëzimi politik që ka Rama që nuk është të mbështesë ato parime të humanizmit social që është karakteristikë e partive të majta.

E di ti kush po i merr këto pronat? Zamir Manja, ky Kastrati, këta janë etj, etj, këta po pasurohen. Klasa e borgjezisë së re por regresive, të cilët po e copëtojnë këtë vend keq.

Është turp ti heqësh sot 3 mijë lekë pensionisti apo atë pronarin e vërtetë që ka trashëguar nga babai, ata nuk po ndalen asnjë minutë në këtë grabitje galoponte sot në Shqipëri”, tha Braho.

Ai me tone të ashpra ka deklaruar se Ramën nuk e ndal asgjë, dhe se kryeministri do që të mbahet mend siç kujtohet “periudha e Zogut dhe ajo e Enverit”.

“Edi Rama është megaloman, po të ketë ushtri, fillon dhe luftën në Ballkan. Ai do që kjo të kujtohet  periudha e Ramës, siç kujtohet periudha e Zogut, apo e periudha e Enverit”, përfundoi ish-deputeti socialist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *