Sot epoka Basha në PD mbaron, Berisha ka në xhep kaçavidën e hapjes së derës së PD

Nga Nikoll Lesi
Sot duket hapur nga të gjithë që po ndjekin live Kuvendin e PD në stadiumin Air Albania se ka numër të padiskutueshëm delegatësh pro Berishës dhe Kuvendit. Gjithçka është transparente në media që japin direkt Kuvendin e PD.
Gjithçka me karte identiteti dhe karte delegati që del në ekranin e madh në stadium dhe që ndiqet e kontrollohet nga panel gjerman për të patur transparente çdo veprim e çdo delegat.
Nuk ka më vend për diskutim pasi Berisha ka PD me vete demokratët dhe Kuvendi, siç po regjistron live çdo delegat, tregon para çdo njeriu normal se është i ligjshëm.
Berisha ka sot në dy xhepat e tij, në njerin fjalimin e rithemelimit, fjalim që tregon se ai nuk dorëzon PD në kukulla dhe në besëprerë që sjellin humbje dhe në tjetrin xhep ka futur dhe një kaçavidë!
Kuvendin e fiton, PD e merr ndërsa kaçavida duhet kur të shkojnë në selinë blu për të shpërthyer derën e Lulzim Bashës.
Sot epoka Basha në PD mbaron.
Ai do të vazhdojë lojën e tij, do të kalojë oqeane me avion apo mund të mbajë kopje të vulës së PD, por nuk ka më demokratët me vete.
Opozita ka filluar të gjallërohet dhe të marrë veten sepse ishte në vdekje klinike prej 8 vitesh.