Sonila Meço: I kam qejf vlonjatët vëlla, ata nxjerrin gjoksin

Sonila Meço, e cila prej disa muajsh ka nisur punë në televizionin e familjes Berisha, dje është shfaqur si analiste në Big Brother.
Ajo ka vlerësuar dy nga konkurrentët, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj.
Sonila Meço i drejtohet Ilirit: Ti e njeh shumë mirë Big Brotherin, unë të shoh si një dirigjent, merita jote është në diçka tjetër, pavarësisht se këtë orkestër mund ta nxehësh dhe ftohësh si do, ke aftësinë që në këto grupe për të përcaktosh kush është kundërshtari më i fortë. Shihni kë vendos në shënjestër Iliri dhe besojeni që është konkurrent i fort.
Iliri: Qenka Enxhi atëherë (qesh).
Sonila Meço: Donaldi është nga Vlora vëlla, dhe ka nxjerrë gjoksin aty. Donaldi ka hyrë në atë shtëpi për të treguar që është Donald Veshaj, as djali që ka pasur një histori dashurie me një vajzë, është një djalë që është piktor, vlonjat dhe do të ndërtojë një imazh të vetin.