SONDAZHI: Udhëheqësit kryesorë të politikës shqiptare, të gjithë të pandershëm. Edi Rama më i “forti”

Shqiptarët nuk besojnë tek ndershmëria e politikanëve të tyre. Të paktën gjashtë në dhjetë shqiptarë mendojnë se të gjithë udhëheqësit kryesorë të vendit janë të pandershëm.
Edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, Kryeministri Edi Rama cilësohet nga shqiptarët se është më i ndershmi: një në katër shqiptarë (24,3%) mendojnë se ai është i ndershëm.
Mungesa e besimit është më e theksuar tek udhëheqësit e opozitës.
Edi Rama gjithashtu konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu.
Rreth 44.5% mendojnë se Sali Berisha është udhëheqës i fortë, pasuar nga Erjon Veliaj (37,5%. Basha, Meta dhe Kryemadhi mendohen nga pak njerëz si udhëheqës të fortë.