30 Nëntor, 2022

SONDAZHI që turpëron Lulzim Bashën, demokratët duan masivisht Berishën

 SONDAZHI që turpëron Lulzim Bashën, demokratët duan masivisht Berishën

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha ka mundur thellë kryetarin e shkarkuar të Partisë Demokratike, bazuar në gjetjet e sondazhit të kompanisë italiane Euromedia Research. Mbështetja në radhët e zgjedhësve të Partisë Demokratike është 3 herë më e lartë për ish-kryeministrin Berisha krahasuar me Lulzim Bashën. Nga sondazhi del se deputeti Basha preferohet më shumë se Berisha, vetëm nga votuesit e Partisë Socialiste

Syri televizion ka porositur një sondazh pranë kompanisë italiane Euromedia Research për të matur shkallën e mbështetjes që gëzojnë lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i shkarkuar i kësaj partie, Lulzim Basha.

Sondazhi është kryer nga ekspertja italiane Alessandra Paola Ghislieri, e cila është mjaft e njohur në Itali për faktin se kryen sondazhet për llogari të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Për realizimin e këtij sondazhi janë zhvilluar 1 mijë intervista me qytetarë, të cilët kanë bindje të ndryshme politike.

Bazuar te gjetjet e këtij sondazhi, ish-kryeministri Berisha ka një avantazh të thellë sa i përket mbështetjes krahasuar me deputetin Lulzim Basha. Mbështetja e zotit Berisha është 3 herë më e madhe në radhët e mbështetësve të PD. Bie në sy fakti që Lulzim Basha është i preferuar për individët e intervistuar, të cilët janë votues të Partisë Socialiste.

Me konkretisht qytetarët janë ftuar të japin mendimet e tyre pozitive për Sali Berishën dhe Lulzim Bashen.

Në nivel kombëtar 37.5 % kanë mendim pozitiv për Berishën, krahasuar me 18.7 % për Bashën.

Nga zgjedhësit e Partisë Demokratike, 73.5 % kanë mendim pozitiv për Berishën kundrejt 25 % për Bashën.

Nga zgjedhësit e PS, 13.6 % kanë mendim pozitiv për Berishën, ndërsa për Bashën 19 %.

Nga zgjedhësit e LSI, 42.2 % për Berishën kundrejt 7.5 % për Bashën.

Nga zgjedhësit e partive të tjera, 51.7 % për Berishën kundrejt 3.4 % për Bashën. Ndërsa nga të pavendosurit dhe zgjedhësit abstenues, 24.6 për Berishën dhe 14 % për Bashën.

Të intervistuarit janë ftuar që të shprehin me një fjalë të vetme cila është pika e fortë dhe e dobët në Partinë Demokratike.

Në përgjigjet e tyre, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha konsiderohet pike e fortë për Partinë Demokratike, ndërsa përçarja cilësohet prej tyre si pikë e dobët.

Të pyetur se çfarë i trembeni më shumë, apo cila është frika juaj më e madhe, të intervistuarit rendisin si problemet më të mëdha varfërinë dhe papunësinë.

Vetë ekspertja italiane Alesandra Ghislieri, e ftuar në emisionin Çim Peka Live, shpjegoi metodologjinë e ndjekur për realizimin e këtij sondazhi. Zonja Ghislieri tha se nga gjetjet e sondazhit, mbështetja për zotin Berisha në radhet e Partisë Demokratike është disa herë më e lartë se sa ajo për Lulzim Bashën, ndërkohë që Basha preferohet më shumë në radhët e socialistëve.

Gjetjet e këtij sondazhi u komentuan në studio nga diplomati Agim Nesho si dhe nga analistët Adri Nurellari dhe Enton Abilekaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *