4 Dhjetor, 2022

SONDAZHI: Berisha mund thellë Bashën dhe i merr partinë

 SONDAZHI: Berisha mund thellë Bashën dhe i merr partinë

Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikon sondazhin që jep një situatë të qartë brenda partisë më të madhe në opozitë.

Nëse demokratët do të votonin nesër për liderin e tyre të ri ,ai do të ishte Sali Berisha.

Sipas sondazhit, 81.9% e të anketuarve, të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së, janë shprehur se do votonin Berishën, kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Lulzim Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe, gati 67 %, krahasuar me atë që do të votonin Bashën.

Ata që nuk duan as Berishën e as Bashën dhe që janë deklaruar votues të partive të tjera, janë mbi 47 %.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *