2 Prill, 2023

SONDAZHI: Basha fiton terren ndaj Berishës tek demokratët, a po e braktisin Saliun të gjithë tani?

 SONDAZHI: Basha fiton terren ndaj Berishës tek demokratët, a po e braktisin Saliun të gjithë tani?

Një sondazh i kryer në të gjithë vendin nga MRB dhe Data Centrum i ka dhën përgjigje një debati që zgjat që prej shatorit të vitit të kaluara, atij se kush është shumicë brenda votuesve të PD-së.

Sipas shifrave të publikuara në Euronevs, nga 1 mijë intervista të zhvilluara midis datave 13 dhe 24 janar, Sali Berisha ka një përkrahje ndjeshëm më të madhe sesa Lulzim Basha, ndonëse diferenca mes tyre është zvogëluar që prej 9 shtatorit ditës kur pasardhësi vendosi përjashtimin e atit të tij politik.

Përgjigjet janë domëthënëse: 38,4% e votuesve të Partisë Demokratike do të zgjidhnin Sali Berishën për kryetar në rast se zgjedhjet brenda partisë do të mbaheshin sot.

Për Lulzim Bashën kryetar shprehin pëlqim 28,3% ndërsa në këtë moment 33,3% do preferonin një kryetar tjetër për të drejtuar PD-në.

Por ndonëse avantazhi i Berishës me Bashën duket i madh, duket se diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me katër muaj më parë.

Po të njëjtat kompani Data Centrum dhe grekja MRB patën pyetur qytetarët gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e ‘pezullimit” të papaardhësit.

Sondazhi athere tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord ishin me thënien: “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Ndërsa në nëntor, pak ditë para kuvendit të organizuar në stadium nga “Foltorja”, Ora News publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur Notto Sondaggi e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % u deklaruan si mbështetës të PD-së diferenca ishte e frikshme.

Të vënë përballë të së njëjtës pyetje: se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin te nesërmen, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Me sa duket tani kuotat e pëlqimit të Berishës dhe përkrahjes ndaj tij që nga ajo kohë kanë rënë disi. Dhë këtu rol mund të kenë luajtur disa faktorë.

Së pari, në fillim të vjeshtës Berisha kishte sharmin e viktimës që ishte prerë në besë nga i besuari i tij dhe kjo e bënte më të madhe diferencën e tij me Bashën.

Së dyti, në atë kohë lideri historik i demokratëve ishte në kulmin e aktivitetit të foltoreve, ndërkohë që Basha qëndronte në i mbyllur në zyrë dhe kjo me siguri ka luajtur rol edhe në publik.

Së treti, shumë demokratë kanë qenë të bindur se nëse do të donte Berisha, mund t’ia rëmbente lehtësisht partinë pasuesit të tij. Prandaj ata e mbështetën aksionin e Foltores duke pasur shpresë që Basha të ikte dhe partia mos përçahej.

Por kur pas 8 janarit një gjë e tillë nuk ndodhi, Basha rezistoi, madje siguroi edhe deputetë e kryetarë degësh që e përkrahën, kjo mund ta ketë ndryshuar disi lojën.

Fakti që Berisha dështoi ta marrë selinë i ka larguar një pjesë të përkrahësve të tij, që më shumë sesa dashurinë për Doktrorin, vuajnë ankthin e coptimit të PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *