28 Shtator, 2023

Sokol Balla ngacmoi gazetaren, ndaj e shkarkuan nga News 24?

 Sokol Balla ngacmoi gazetaren, ndaj e shkarkuan nga News 24?

Sokol Balla është larguar në mënyrë të papritur nga News 24, ku drejtonte emisionin e tij politik Real Story.

As ai, as televizioni, nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë largim të çuditshëm.

Por burimet tona bëjnë me dije se shkak ka qenë një skandal seksual.

Raportohet se Sokol Balla ka ngacmuar seksualisht një gazetare.

Ajo e ka denoncuar atë tek pronari Irfan Hysenbelliu.

Ky i fundit është detyruar të shkarkojë Ballën, pasi gazetarja e kishte kërcënuar se do ta bënte të madhe dhe do t’i padiste në gjykatë.

Balla erdhi me bujë tek News 24, pasi e pushuan nga Top Channel, por aventura e tij nuk zgjati shumë.

Muajt e fundit përflitej se ai do të emërohej drejtor i RTSH-së, por Rama në vend të tij emëroi besnikun e vet Enkelejd Joti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *