S’mjafton që na vjedhin e poshtërojnë, tani na shypin me 100.000 euro makinë e të lënë të vdesësh

Nga Genc Sejko
Kalon me të kuqe dhe përplas familjen me foshnje tre muajshe.
Pastaj del nga makina e ikën me vrap.
Ato hale që i thërret prindër paskan lindur dhe rritur një burracak që nuk ka guxim as të mbajë përgjegjësinë mininale të veprimeve që kryen.
Tani merr në telefon babin e thuaji të bëjë gati lekët për të blerë lirinë e m*tit tyre të vogël.
Se në Shqipëri nuk është mjaftueshëm që të vjedhin e të poshtërojnë.
Tani të shkelin me 100.000 euro makinë e të lënë të vdesësh ndërkohë që preukupohen që të mos bëjnë asnjë ditë burg.
Por hej…..
Me 22 maj luhet finalja e madhe në Air Albania dhe Shqipëria nuk ka pasur kurrë trafikun ajror që ka sot.