4 Qershor, 2023

SKANDALI: Ministria e Bujqësisë fshin statistikat online

 SKANDALI: Ministria e Bujqësisë fshin statistikat online

Çelësi i biznesit dhe çdo ide e investimit është informacioni. Siç është edhe porta nga ku publiku dhe mediat mund të hyjë për të matur punët e qeverisë. Këtë Ministria e Bujqësisë, mesa duket e di mjaft mirë, aq sa sapo erdhi në krye një tjetër drejtues, statistikat zyrtare u zhdukën nga faqja. Në faqen web të Ministrisë së Bujqësisë, përveç aktiviteteve të ministres së sapoemëruar, Frida Krifca, nuk ka asnjë statistikë mbi bujqësinë dhe fushat që mbulon. Të vetmet statistika që mund të gjesh në faqen e MBZHR-së janë linqe të viteve 2013-2017 që të drejtojnë tek faqja e Institutit të Statistikave, të marra po nga kjo ministri.

Pyetjes se pse këto statistika nuk janë më publike, Ministria e Bujqësisë zgjodhi të mos i përgjigjej.

Deri para muajit shtator 2021, në faqen web të Ministrisë së Bujqësisë bëhej publik çdo raport statistikor në periudhë afate mujore apo vjetore, përveç detyrimit të institucionit, ishte dobishmëri për vetë fermerët, eskpertët e fushës dhe median.

Shpeshherë mediat dhe çdokush tjetër, investitorë, sipërmarrës, studiues, stundentë, ka nevojë të konsultohet me të dhënat. Por ngacmimi për këtë shkrim këtë herë erdhi së fundmi nga lajmi kur kryeministri Rama, gjatë një takimi me peshkatërt tregoi se sa shumë ishte rritur ky sektoë dhe ju bënte thirrje të rinjve të fillonin e të punonin pikërisht në peshkim.

Duke e parë me mjaft interes këtë lajm, gazeta kërkoi të mësoi më shumë se sa peshkatarë ka sot Shqipëria, sa është flota, sa janë mundësitë, tregjet, cilët janë blerësit më të mëdhenjë, tregjet ndërkombëtare dhe pse. Pyetje që çdo kush që do të dontë një ide, plan biznesi, një investitorë, një media qoftë edhe për të reklamuar aftësinë e bujqësisë shqiptare në mënyrën më të lehtë.

Por çfarë ndodh? Ministria e re që dikur drejtonte skemën e financimit të projekteve, grandeve dhe kredive në bujqësi, i fshiu, pa lënë asnjë mundësi aksesi. Përpara saj, Milva Ikonomi, eksperte statistikash dhe ish-drejtuese e INSTAT i dinte dhe i respektonte të dhënat, ndaj një pjesë e atyre të dhënave, qoftë dhe bazike, ishin publike.

Ministria e Bujqësisë si çdo dikaster tjetër, pjesë e qeverisë, jo vetëm harton politika dhe ligje, por edhe përmes  informacioneve të dobishme përpiqet të nxitë investimet. Në bujqësi, ku varet ekonomia e gjysmës së shqiptarëve dhe që mban peshën më të madhe të PBB-së në vend (20% të PBB), informacionet më të vlefshme janë edhe më të domosdoshme.

Por në vend të tyre, Ministria e Bujqësisë të propozon një rrugë tjetër. Që të kesh akses duhet të kalosh në dyer zyrtarësh. Aty duhet të kalojë edhe biznesmeni edhe media.

Kjo ministri ka përgjegjësi mbi 49 mijë fermerë dhe 1.358 ndërmarrje bujqësore, pra fushën me më shumë aktivitet ekonomik në vendin tonë, dhe më e pakta është ajo e ofrimit të informacionit. Falas janë vetëm takimet e ministres…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *