28 Janar, 2023

Skandali me fondet për fermerët shqiptarë: Vetëm 3 euro për hektar merr fshatari, se 42 euro i marrin institucionet!

 Skandali me fondet për fermerët shqiptarë: Vetëm 3 euro për hektar merr fshatari, se 42 euro i marrin institucionet!

Në mënyrë që të ndalojë shpopullimin e fshatit dhe të rrisë produktivitetin e bujqësie dhe gjithashtu të anëtarësohet në BE, Shqipërisë duhet të rrisë urgjentisht financimet e drejtpërdrejta për bujqësinë, vë në dukje Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) në një analizë të publikuar së fundmi mbi politikat e zhvillimit bujqësor.

Fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektarë, ndërsa 42 euro shkon për institucionet dhe ente që merren me monitorimin e bujqësisë, në një kohë që në vendet e tjera shumica e fondeve shkon direkt tek fermerët.

Psh në Bosnjë nga fondi për zhvillimin rural është 66 euro për hektarë, teksa 60 euro shkojnë për mbështetje për fermerin dhe pjesa tjetër administrim.

Në Kosovë gjithsej jepen 69 euro/ha si mbështetje e drejtpërdrejte për fermerin dhe 54 euro të tjera shkojnë për administrim. Ne BE nga 446 euro/ha për zhvillimin rural që u dhanë mesatarisht më 2018, 274 euro shkuan për mbështetje direkte tek fermerët.

Në vitin 2018 vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë mbështetje direkte tek fermerët 53 euro/ha, ndërsa Shqipëria vetëm 3 euro/ha, ose 18 herë më pak, evidentoi FAO.

Vlerësimi i fundit i FAO-s për bujqësinë shqiptare evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike të bujqësi, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi fondet nuk shkojnë aty ku duhet, mbështetje direkte tek fermerët.

Mbështetja buxhetore për bujqësinë ndaj vlerës së shtuar bruto është gjithashtu shumë e ulët. Shqipëria jep më pak se % të Vlerës së Shtuar Bruto për zhvillimin rural, nivel shumë i ulët në krahasim me mesataren e BE-së prej 49 për qind 5.5 për qind në vendet e Ballkanit.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria jo vetëm akordon shumë pak fonde buxhetore për bujqësinë, por edhe ato pak fonde nuk shkojnë si mbështetje direkte për fermerët.

FAO analizoi se me këtë nivel financimesh Shqipëria nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët shqiptarë që të përballen me konkurrencën e tregut (nga prodhuesit evropianë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, të cilët gëzojnë mbështetje më të lartë).

Shqipëria duket se ka shumë punë për të bërë në sektorin bujqësor në mënyrë që të përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rritja e fondeve ndaj fermerëve paralelisht me zhvillimin e institucioneve që funksionojnë mirë, janë kushte që duhen përmbushur për thithjen me efikasitet të fondeve të Bashkimit Evropian.

Në vitet e fundit të para-anëtarësimit, një vend kandidat duhet të akordojë nga buxheti i brendshëm të paktën një të tretën e fondeve që pret nga buxheti i BE.

Që të plotësojë kë kusht Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin për bujqësinë në raport me vitin 2019, duke i çuar subvencionet 150-200 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *