29 Maj, 2023

Skandali i Erion Veliajt, nëse do ishte në Francë sot ai do të mbyllej në burg

 Skandali i Erion Veliajt, nëse do ishte në Francë sot ai do të mbyllej në burg

Këto ditë, skandali i publikimit të listës së pagave ka nxjerrë në pah edhe skandalin e punësimeve shtetërore.

Në mesin e këtyre skandaleve spikat kryebashkiaku Erion Veliaj, që ka të paktën 20 këshilltarë të regjistruar, që marrin paga milionerësh.

Po ashtu, Bashkia e Tiranës ka numrin rekord të të punësuarve, duke tejkaluar të gjitha ministritë të marra së bashku.

Sa për krahasim, në vitin 2011, ish-presidenti i ndjerë i Francës, Jacques Chirac u dënua me dy vite nga një gjykatë në Francë për punësimet abuzive gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Parisit.

Atij iu ngarkua të paguajë edhe një gjobë shumë të majme.

Ai u akuzua se kishte punësuar 28 persona në mënyrë të rremë.

Ata që merrnin rrogat kot ishin militantë të partisë së tij.

Me 14 muaj burg për këtë skandal u dënua edhe ish-kryeministri Alain Juppe.

Por në Shqipëri askujt nuk i bën përshtypje dhe askush s’ka ndërmend të nisë hetimet, për abuzimet e Erion Veliajt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *