SKANDALI: Benet Beci punësoi si këshilltarë dy ortakët e bashkëshortes

Publikimi i listëpagesave në sistemin tatimor shqiptar ka zbuluar dhe një ndër implikimet më të forta të deputetit socialist Benet Beci me kolegët dhe partnerët në biznes të bashkëshortes së tij Fitore Beci.
Benet Beci në cilësinë e drejtorit të Korporatës Eeletroenergjitike Shqiptare (deri në mars 2021) ka punësuar me rrogë ministri (232,880.00/231,000.00 lek) dy partnerë në biznes të zonjës Fitore Beci.
Të dhënat zbulojnë se dy shtetasit e huaj Bassam Abdulibdeh dhe Calvin Tiessen janë partnerë dhe kolegë në biznesin Tirana Training Center punësimi i tyre si Këshilltar në KESH përveç se është një konflikt i rëndë interesi që implikon vetë familjen biologjike të Becit është dhe tregues i mënyrës së rekrutimit të stafit në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Dy shtetasit e huaj të punësuar nga Beci rezultojnë ekspertë të anglishtes, të angazhuar me bashkëshorten e tij në kurset certifikuese TOEFL dhe është e paqartë se çfarë kontributi mund të kenë dhënë në KESH.
Benet Beci rezulton se përgjatë kohës kur ka drejtuar KESH-in ka kryer favorizime dhe tejkalime me kontrata ndërsa gazeta ka zbuluar se përgjatë periudhës janar-mars 2021 Beci ka shitur energji nënçmimin ligjor të përcaktuar me vendim qeverie në një kohë kur nivelet në kaskada ishin në kuota normale dhe nuk përbënin emergjencë.