Si u plagos Samir Mane në prapanicë, pas kapjes së shtetit oligarku u kthye në vijën ndarëse mes dy grupeve kryesore të krimit

Ka blerë dhe rrjedhimisht kapur prej vitesh të gjitha qeveritë dhe degët e tyre, prokurorinë, gjykatat, institucionet ligjzbatuese, deputetët, policinë, median dhe çdo faktor që mund të bëhet pengesë në rrugën e tij të pasurimit në kurriz të shqiptarëve dhe duke plaçkitur pasuritë publike.
Projekte të rëndësishme infrastrukture të financuara me paratë publike, dhjetëra ligje, koncensione, vendime qeverie, politika fiskale etj., nuk reflektojnë interesin publik, por interesat e bizneseve të oligarkur Samir Mane.
Që nga maji i vitit 2018, kur e plagosën në prapanicë dhe i ekzekutuan truprojen, oligarku Samir Mane është kthyer edhe në aksionerin kryesor të krimit të organizuar, bandave mafioze dhe pastrimit të parave në Shqipëri.
Bazuar në informacione tepër seroze dhe të kryqëzuara, rrëfime, ngjarje të mbuluara me mister, mesazhe dhe raporte sekrete, Samir Mane është sot vija ndarëse mes dy grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.
Të dy grupet, për të cilët janë në dijeni shërbimet partnere, OSBE dhe institucionet vendase të sigurisë, përbëhen nga klane të veçanta, por që janë bashkuar për t’i bërë ballë grupit rival.
Oligarku Samir Mane mban rreth tij, strehon, mbron nga ndëshkimi penal, financon dhe i pastron paratë e pista njërit grup kriminal në Tiranë, të cilin e përdor për të goditur grupet e tjera, që si bazë kanë Fushë Krujën, Laçin dhe Shkodrën.
Si u bë Mane aksioner në krim
Oligarku Samir Mane ka nisur të zbatojë prej vitesh një projekt mafioz për zaptimin e vijës së bregdetit shqiptar, duke korruptuar ministra, kryebashkiakë, njerëz të drejtësisë etj., me qëllim për të ndërtuar rezidencat private.
Në rrugën e përvetësimit të pronave publike dhe private, Samir Mane u përball me një ‘hundëlesh’, i cili e paralajmëroi të tërhiqej nga tjetërsimi i një sipërfaqe toke në bregdet, në pronësi të tij.
Përplasja, ngarkuar edhe me interesa të tjera, prodhoi ngjarjen e rëndë tek restorant “Padam” në Tiranë, në rrugën që shkon nga RTSH.
Mbrëmjen e 24 majit 2018, Samir Manes iu bë atentat, ku për pasojë mbeti i vrarë një oficer i Gardës së Republikës, i cili punonte privatisht si shoqërues i oligarkut.
Mane mori një plumb në prapanicë, ndërsa u nis me urgjencë drejt një spitali privat. Për të ruajtur reputacionin, oligarku urdhëroi që të fshihej dhe manipulohej ngjarja. Dhe ashtu ndodhi. Policia, prokuroria dhe segmente të tjera të shtetit u përfshinë në mbulimin e ngjarjes.
Por nëse plagosja mund të fshihej, vrasja ishte sfidë e vështirë. Kështu, për vrasjen e truprojes u sajua aksidenti rrugor, ku gjoja truproja kishte dalë para restorantit dhe aty e shtypi makina. Kjo ngjarje ka shënuar edhe përfshirjen e oligarkut mes grupeve të krimit në Shqipëri.
Krahas goditjes dhe dobësimit të grupeve të tjera, Samir Mane e përdor grupin e tij edhe për grabitjen e pronave private dhe publike në Jug të vendit, përmes kërcënimeve, shantazhit, falsifikimeve etj.
Blerja e carterit dhe pastrimi i parave
Javët e fundit, oligarku Samir Mane ka blerë një avion privat, i cili qëndron në Rinas.
Me charterin e tij Mane do të shëtisë pushtetarët e korruptuar të të gjithë krahëve, të cilët i përdor për të favorizuar bizneset e veta, përmes vendimmarrjeve kundër interesit publike.
Do të shëtisë gazetarë të shitur dhe me vila, pseudo-Vipa, komedianë sharlatanë, analistë oligarkësh dhe sidomos kokat e krimit në Shqipëri, të cilët i përdor për larje hesapesh, mbrojtje dhe grabitjen e pronave në bregdet.
Por, unksioni kryesor i charterit pritet të jetë dërgimi i parave të pista të politikanëve, oligarkëve dhe njerëzve të krimit në parajsa fiskale, në bankat e Qipros, Zvicrës dhe sidomos në Singapor dhe Hong Kong, dy qendra ku Samir Mana po pastron masivisht para.
Ligji për privatizimin e të gjithë bregdetit
Oligarku Samir Mane dyshohet se ka hedhur miliona euro duke blerë ministra dhe deputetë, për të hartuar dhe miratuar projektligjin mafioz për gjoja mbrojtjen e vijës bregdetare.
Një nen i posaçëm i projektligjit parashikon se në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit nga çdo pronar, shteti ka të drejtën e parablerjes. Pra, ndalohet shitja e pronës, por vetëm nëse blerës është shteti.
Një nen tjetër ndalon rreptësisht çdo ndërtim të ri. Projektligji parashikon shtetëzimin e vijës bregdetare.
Më pas, qeveria i kalon pronat në emër të kompanive të Samir Manes dhe rrethit të tij, duke paraqitur disa projekte zhvillimore.
Nisma ligjore, nëse miratohet, mund të fusë Shqipërinë në luftë civile.
Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorë
Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorë, dy projekte të trumbetuara me aq bujë nga qeveria, janë në shërbim të interesave të Samir Manes.
Aeroporti “Erdogan” në Vlorë është projektuar vetëm që ulet çarteri i Samir Manes. Krahas aeroportir, FSHZH do të ndërtojë edhe një pistë helikoptarash pêr Samir Manes.
Tuneli i Llogarasë është projektuar dhe po ndërtohet me pararë publike vetëm për sarajet e Samir Manes. Jo rastësisht ka nisur të quhet ‘Tuneli Mane’.