Si paguhet Ardit Gjebrea dhe TV Klan qindra mijëra euro, nga kompania që trafikon kokainë

Ditën e djeshme, hakerat iranianë kanë publikuar emailet e ish- drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndër të cilat një komunikim nga një zyrtar i DEA, që jepte informacion për trafikun e kokainës nga kompania Zico sha, e njohur si Banaking.
Policia shqiptare edhe pse e ka ditur këtë fakt, duket e se nuk ka marrë masa, pasi kjo kompani ka vijuar e pashqetësuar aktivitetin.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekpozuarit”, tha se këto publikime po na ndihmojnë të kuptojmë punën e policisë.
Neritan Sejamini: Marrim përshembull Banaking. Kjo kompani vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë.
Bën reklame, paguan media (TV Klan) me qindra mijëra euro.
Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine.
Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media.
Enton Abilekaj: Mund të jetë një nga arsyet përse DEA ka ardhur në Shqipëri me zyrën e vet!