Si na pushtoi kanceri?!

Nga Kreshnik Osmani
Nuk e kam njohur personalisht përvec ndonjë kontakti në rrjetet sociale, por mësova se sot paska humbur jetën edhe një personazh goxha i dashur për shqiptarët, një artiste e ciltër dhe gjithmonë e qeshur Huejda El Sajed. Përvec ngushëllimeve të përzemërta që përcillen në këto raste për të afërmit dhe familjarët, mësova gjithashtu se sëmundja e rëndë prej të cilës kishte vuajtuar Huejda ishte kanceri i gjirit.
Kanceri është bërë si gripi dhe po merr shumë jetë njerëzish. Askush nuk guxon ta nxjerrë kurën e tij sepse do të shitet kemio dhe histori të gjata me mafie farmaceutike.
Kjo më kujton një mik të huaj, mjek onkolog që më tregonte:
Kreshnik a e di si mund të shpëtojë njerëzimi prej kancerit?
Mendova se po bënte shaka. Nuk po bëj shaka më tha, kush do të parandalojë kancerin duhet të ndjekë një formulë shumë të rëndësishme.
A kushton shumë i thashë? Jo, fare më tha. Cfarë duhet të bëjmë i thashë:
Tha nuk ka raste te shpeshta kanceri pa dalë drita dhe pa u bërë elektrifikimi.
Pas veshit është një gjënder tha, quhet gjëndra pineale. Ajo prodhon një hormon që quhet melatoninë që është përgjegjës për gjumin.
Ky hormon prodhohet vetëm natën, pra vetëm në errësirë. Nuk ka në botë antioksidant më të fortë se melatonina dhe po të shohim statsitikat, nuk e njohim fare kancerin, kur njerëzit zgjoheshin në 4 të mëngjesit dhe flinin 2 -3 orë pas perëndimit të diellit, pra kur bëhej natë.
Puna me tre turne, zgjimi deri në orët e vona dhe eskspozimi ndaj dritës për një kohë të gjatë bllokon tek ne prodhimin e melatoninës dhe kush do të shpëtojë prej kancerit apo të reduktojë maksimalisht riskun prej tij, duhet të flejë herët dhe nëse nuk fle dot aq herët, të fikë dritat dhe të rrijë në errësirë që të fillojë gjëndra të prodhojë hormonin, sepse në dritë gjëndra pineale nuk punon.
Zoti i ka vënë të gjithë mekanizmat mbrojtës nga cdo lloj sëmundje e rrezikshme tha profesori, por jemi ne që po vrasim veten, me njëmijë mënyra c’njerëzore!