Si ia bëri “gropën” Ilir Meta, Lefter Kokës!

SPAK urdhëroi arrestimin e ish- ministrit te Mjedisit, Lefter Koka dhe dy përfaqësuesve të biznesit të “inceneratorëve”, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Afera e inceneratorëve, është mjaft e njohur për publikun shqiptar, sepse është denoncuar nga mediat dhe opozita prej vitesh.
Po kështu edhe Partia Demokratike, ka bërë denoncime të shumta lidhur më këtë çështje.
Megjithatë, ishte LSI dhe presidenti Ilir Meta, që ia kanë nxjerrë para syve të shqiptarëve, skemat dhe provat, se si paratë e plehrave, kanë shkuar në një rrjet kompanish me lidhje me zotin Koka. Pikërisht për këtë, ai është sot në pranga dhe nën akuzë nga SPAK.
LSI kishte depozituar kallzime penale në SPAK për një numër individësh, përfshirë Lefter Kokën.
Publikisht, ishte Monika Kryemadhi që u përpoq ta shpaloste skemën, nga selia a partisë dhe nga një emision televiziv. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shfaq me një grumbull letrash, por shpjegimi i gjatë në detaje teknike, bëri që skema e komplikuar të mos transmetohej siç duhet tek publiku. Në atë kohë ministri Koka, e ironizonte Kryemadhin, për gafat në TV.
Më pas, vetë Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta duke shpjeguar, me skemë në dorë, se si miku i tij i dikurshëm, ishte përfshirë në aferën korruptive, duke deklaruar se paratë e inceneratorëve po përdoreshin edhe për zgjedhjet.
Pra, mund të themi, që Ilir Meta, me të gjithë bateritë e partisë së tij, ia ka kthyer thuajse me të njëjtën monedhë Lefter Kokës, tradhtinë e kalimit nga LSI te Edi Rama! Të paktën sot, SPAK ka konfirmuar denoncimet e tyre!
“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen.
Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve.
Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat”-deklaronte Meta