27 Shtator, 2023

Shtatë parashikime mbi atë që pritet të ndodhë në botë gjatë vitit 2022

 Shtatë parashikime mbi atë që pritet të ndodhë në botë gjatë vitit 2022

Nga Emily Tamkin “New Statesman”

Viti 2022 është në prag. Por a do të jetë ai dukshëm i ndryshëm nga viti që po lëmë pas?

A do t’i shpëtojmë më në fund “kthetrave” të pandemisë? Askush nuk e di me saktësi, por

ja cilat janë parashikimet e mia mbi atë që mund të ndodhë gjatë 12 muajve të ardhshëm:

Kombet e pasura do të vazhdojnë të pengojnë shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të barabartë, duke e zgjatur pandeminë

SHBA dhe partnerët e saj tëG7-ës, njoftuan në samitin e qershorit 2021 se do të angazhoheshin për t`i dhuruar mbi 1 miliardë vaksina pjesëve të tjera të botës. Deri në tetor, SHBA deklaroi me krenari se kishte “dhuruar me sukses 200 milionë vaksina Covid-19

në më shumë se 100 vende në mbarë botën”.

Por në raport me përshpejtimin e mbulimit global me vaksina anti-Covid, kjo nuk është asgjë dhe as e mjaftueshme. Studimet e hershme sugjerojnë se dozat e treta të vaksinave Moderna të Pfizer, mund të ofrojnë një mbrojtje të mirë kundër infeksioneve nga varianti i ri Omicron, por pjesa më e madhe e botës mbështetet tek vaksinat e tjera që nuk i përkasin teknologjisë -mARN.

Për më tepër, edhe sasia prej 1 miliardë dozash është një pjesë e vogël e miliarda dozave të nevojshme për të imunizuar të gjithë popullsinë e botës nga Covid-19. Ndërkohë, që shpërndarja globale të funksionojë në një mënyrë logjistike, dozat duhet të prodhohen në vendet ku do të shpërndahen, edhe nëse kjo nënkupton heqjen dorë nga patentat e vaksinave.

Ka të ngjarë që në vitin 2022 qeveritë e vendeve më të pasura të botës të lënë mënjanë politikën dhe përfitimet afatshkurtra. Por kjo do të kërkonte një ndryshim të madh të sjellje së tyre, gjë që ka pak gjasa që ndodhë. Dhe kjo është dëshpëruese, pasi siç e dimë, asnjë vend nuk mund të dalë i vetëm nga pandemia aktuale.

Demokratët në SHBA do të humbasin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor

Republikanët e humbën kontrollin e Kongresit kur Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018. Demokratët e humbën atë pas 2 viteve të para të mandatit të parë të Barak Obamës në vitin 2010. Dhe është shumë e vështirë për partinë qeverisëse që të mbajë kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm, sidomos me një presidencë plot me probleme.

Shtetet e Bashkuara nuk do ta miratojnë dot ligjin për zgjerimin e së drejtës së votës

Shumë njerëz në SHBA janë të shqetësuar se ligji i ri për të drejtat e votës i miratuar në nivel shtetëror, po e bën më të vështirë për disa njerëz të votojnë sesa të tjerët në disa shtete, dhe kjo do të ndikojë në një mënyrë disproporcionale tek votuesit me ngjyrë.

Kjo mund të shihet si pjesë e një përpjekje më të gjerë për të favorizuar Donald Trump dhe republikanët që janë pranë qasjes së tij. Mënyra për t’iu kundërvënë kësaj do të ishte nëse demokratët do të miratonin një ligj federal për të drejtat e votës. Por ata nuk e kanë bërë deri më tani, dhe nuk besoj se do ta bëjnë këtë edhe gjatë vitit 2022.

Negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit do të prishen

Bisedimet kanë dështuar që tani. Nëpërmjet heqjes së sanksioneve SHBA e inkurajoi Iranin të bashkëpunonte për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015. Por kjo nuk po ndodh tani, ndaj ato lloj negociatash mund të konsiderohen të prishura.

Kina nuk do ta pushtojë Tajvanin

Unë besoj se Kina do të vazhdojë ta ngacmojë dhe spiunojë në mënyrë agresive Tajvanin. Por nuk mendoj se në këtë fazë, Kina do të bënte diçka potencialisht vetë-shkatërruese dhe haptazi konfrontuese sa pushtimi i Tajvanit.

Shpresoj shumë që të kem të drejtë për këtë parashikim, pasi SHBA është zotuar të mbrojë vetëqeverisjen e Tajvanit .Dhe nuk dua të zbuloj se si mund të jetë bota, kur Kina dhe Amerika janë në një luftë të hapur midis tyre.

Lula do të rikthehet në pushtet në Brazil

Ish-presidenti i Brazilit Luiz Innjacio Lula da Silva, që tanimë ka dalë nga burgu, kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vendit në vjeshtën e ardhshme. Popullariteti i presidentit Zhair Bolsonaro po bie me shpejtësi pas një menaxhimi katastrofik të pandemisë aktuale.

Kryeministri Viktor Orban do të fitojë sërish zgjedhjet në Hungari

Opozita hungareze është e bashkuar, dhe kandidati i saj duket se është njeriu i duhur për këtë detyrë. Por në zgjedhjet parlamentare të pranverës në Hungari, opozita garon jo vetëm kundër një njeriu, por kundër një sistemi, mbi të cilin Orban dhe partia e tij Fidesz kanë një kontroll gjithnjë e më të madh. Unë mendoj se ky sistemi do të vazhdojë të ekzistojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *