3 Shkurt, 2023

Shqiptari hero shpëton vogëlushin italian që ra në liqen

 Shqiptari hero shpëton vogëlushin italian që ra në liqen

Heroi i momentit në Itali është Tomorr Buzi, një 44-vjeçar shqiptar i cili prej 17 vitesh jeton në vendin fqinj. Ditën e dielë ai bëri një gjest që i kushtoi jo pak jetën.

I apasionuar pas maleve, ai kishte vendosur të kalonte Pashkët në Tirolin e Jugut bashkë me familjen e tij, duke bërë një piknik pranë liqenit të Braies.

Një çift nga Milano bashkë me djalin e tyre katër muajsh ranë në ujë.

“Dëgjova britmat e dëshpëruara të nënës. Unë isha duke ecur pranë liqenit me familjen time.

Gruaja dhe vajza ime po bërtisnin që të mos shkoja, por unë vazhdoja të zvarritem në akull për t’i arritur ata.

Kur arrita aty nëna me gjithë forcën që kishte e nxori fëmijën nga uji. Ishte e qartë se ajo ishte e rraskapitur. U përkula dhe e kapa”, ka treguar ai.

Tomorri arriti ta ngrejë të voglin dhe më pas pllaka u zhvendos, duke bërë që ai të përfundojë në ujë.

“Po përpiqesha të qëndroja në këmbë, por mbi të gjitha të largoja fëmijën. Në fund ia dola”, tregon Tomorri.

Djali i vogël u dërgua menjëherë në spital ndërsa mësohet se ditën e djeshme ai e ka kaluar rrezikun për jetën.

Tomorri u dërgua gjithashtu në dhomën e urgjencës, por më pas mundi të kthehej në Romano. Askush nuk do të dinte asgjë për gjestin e tij dhe atij nuk i interesonte.

Por dje Davide Frana, nga stacioni Braies që kishte marrë pjesë në shpëtim, telefonoi kryebashkiakun Sebastian Nicoli, i cili e ka pritur Tomorrin në zyrë për ta falenderuar për heroizmin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *