29 Nëntor, 2023

“Shqipëria digjet, Ministria krihet”: Delina Ibrahimaj, si analfabete e financave

 “Shqipëria digjet, Ministria krihet”: Delina Ibrahimaj, si analfabete e financave

Kur e gjithë bota po digjet. Po digjet nga një luftë në Ukrainë, po digjet nga rritja e çmimeve, Ministria e Financave në Shqipëri “po krihet”. A thua se Shqipëria nuk ka ministër Financash. Rasti i Delina Ibrahimajt mund të jetë uniku në botë, kur çmimet për një javë “çmenden”, transporti publik, karburantet, çmimet e shportës, dhe ministrja e Financave nuk del të thotë një fjalë.

Ky është rasti që i shkon shumë ajo shprehja tek poema e Nolit, “Ti Halim, që sdi këndim, je Vezir për arësim”.

Noli kur i ka shkruar këto vargje mesa duket do të ketë pasur parasysh edhe Delinën tonë të Financave, zonjën e cila kur Shqipëria “digjet”, turpësisht nuk thotë asnjë fjalë.

Zonjën e cila edhe pse është ministre Financash, më mirë do të ishte roje në atë institucion, sepse detyrën e ministres duket se nuk e bën. Nuk ka asnjë dalje publike, asnjë qartësim për opinionin publik, asnjë qartësim për taksat. Asnjë fjalë se cilët do të jenë hapat, cilat do të jenë paketat, cila do jetë mënyra sesi do të sillet Ministria e Financave në këtë situatë emergjence.

Është përgjegjësja kryesore e kësaj situate.

Në qoftë se çmimi i naftës është rritur me 50%, gjysma e vlerës totale është taksa. Është përgjegjësi direkte e Ministrisë së Financave.

Çdo përgjegjësi e kaluar nëpër institucione të tjera është thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër. Përgjegjësi kryesor i situatës së çmimit të lartë të naftës sot është Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë.

Janë taksat që ajo ka vendosur mbi karburantet dhe ajo nuk mbanm asnjë përgjegjësi.

Shoqja ministre nuk na thotë asnjë fjalë. Thjeshtë dhe vetëm është “zhdukur”, duke treguar qartësisht paaftësi dhe moskompetencën e saj dhe nuk mban asnjë përgjegjësi përballë opinionit publik.

Kujt i duhen të tilla ministre?

Përfshirë këtu edhe kryeministrin, i cili ndoshta ka nevojë për ministre Financash të zonjën, të japë argumenta dhe këshilla, të kryejë reforma, të marrë akte dhe veprime konkrete në interes të qytetarëve. Kuptohet dhe në mbrojtje të të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Por, ne kemi një ministre që është futur në “vrimë të miut” dhe nuk del, nuk flet, nuk sqaron njeri. Është njësoj si mos kesh ministre financash fare.

Është një nga rastet më flagrante në Shqipëri, kur në krye të financave publike kemi një njeri i cili është nul në ekspertizë financiare, totalisht e paaftë dhe përgjegjësja kryesore e kësaj situate që po kalon sot Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *