Shpesh flas si ëmë e Zeqos, dhe unë nga maj’e thanës, por shumë nga dreqrit janë, edhe në krahë të Ramës!

Nga Arben Duka
Sala të del përpara,
edhe sikur mos duash,
ai i ka shumë pak,
sado që t’i thuash!
Duken si ndarë me thikë,
Sot engjëj e shejtanë,
po ne, për dreq shejtanët,
i shohim në një anë!
Shpesh flas si ëmë e Zeqos,
Dhe unë nga maj’e thanës,
Por shumë nga dreqrit janë,
Edhe në krahë të Ramës!
Shumë dreqër e shejtanë,
në krahun e Edvinit,
kampionë të gënjeshtrës,
të ligës dhe mashtrimit!
Është një mundim i madh,
të shkruash për këta,
Se shumë janë hajdutët,
Me burra e me gra!
Shumica janë te tille,
ndaj punët venë mut,
kështu ka qënë përherë,
Terhiq e mos e këput!
Kështu ka qënë gjithmonë,
Edhe kështu do të jetë,
që nga mandati i Parë,
gjer tek mandati i Tretë!
Nga katër anët janë,
dhe djajtë dhe shejtanët,
me ç’shihet-Shqipërinë,
e kanë sharlatanët!