Shpërthen Ylli Manjani: Si u katandise kështu o Sokol Balla, o shërbëtor i Edi Ramës

Ylli Manjani e ka marrë të mirëqenë një bisedë të publikuar në rrjet, sipas së cilës Sokol Balla është dëgjuar të thotë rrugëve të Nju Jorkut, se po paguajmë qimet e kokës që të zhdukim Sali Berishën.
“Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur.
Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistit Sokol Balla.
Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje:
ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!
Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!?
E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetar të PD, por legjendë tani në pleqni!
Shumë e çuditshme!
Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.
Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës.
Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot. Por ky pilaf i shpifur nuk mban më ujë…”, shkruan Manjani.