31 Janar, 2023

Shpërthen studentja: Kur shoh Petrit Vasilin në protestë më vjen për të vjellë

 Shpërthen studentja: Kur shoh Petrit Vasilin në protestë më vjen për të vjellë

Klara Axhemi, e cila është një studente ka folur për protestat që kanë pushtuar vendin për 4 ditë rresht. Një protestë e cila është thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë, nga mbledhur me mijëra perosna në shesh.

Por protestës së pavarur i janë bashkuar edhe aktor të politikës, mes të cilëve edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Klara Axhemi shprehet se i vjen për të vjellë kur sheh Vasilin dhe të tjerë persona të klasës politike në shesh.

Ajo shton më tej se: “Keta lëtyra të pafytyrë e të dalë boje, njerëz që në këtë vend nuk i do askush se vetëm janë tallur me interesat e këtij populli e të këtij vendi, nuk kanë se pse shfaqen më në publik.

Ata nuk kanë vend në protestat qytetare sepse e bëjnë pis atë me pocaqillëkun që përfaqësojnë”.

Reagimi i plotë:

Pushtimi i rrugëve dhe shesheve të Tiranës dhe qyteteve të tjerë të Shqipërisë nga protestues të shumtë që janë ngritur jo vetëm kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por edhe kundër vjedhjes që shteti ju bën qytetarëve, është ngjarja më e bukur e këtij fillimpranvere, qe ne fakt paralajmëron se reagimi qytetar eshte i vetmi mjet që mund të ndalë arrogancën dhe vjedhjen e qeverisë.

Mirëpo gjithë bukurinë e protestës, rebelimin dhe forcën qytetare që shpaloset nëpër rrugë e sheshe edhe duke u përleshur me policinë e duke iu kundërvënë dhunës shtetërore, e prish prania në to e disa fytyrave të urryera të politikës që në gjithë këta vjet jo vetëm nuk kanë përfaqësuar e mbrojtur interesin qytetar, po përkundrazi kanë vjedhur, abuzuar e shpërdoruar.

Unë iu bashkova protestës si të gjithë qytetarët që ndjehen të kërcënuar nga rritja e çmimeve dhe nga pasiguria e të nesëmes që detyron mijëra të rinj e të reja të ikin nga ky vend e bindur se vetëm protesta e vendosur per t’u shkuar deri ne fund plotësimit të gjithë kërkesave eshte zgjidhja, po kur shoh se në protestë është edhe Petrit Vasili e gjithë soji e sorrollopi i klasës politike që ai përfaqëson, më vjen për të vjellë. Në fakt më vjen për të dhjerë, po për etikë thashë për të vjellë.

Keta lëtyra të pafytyrë e të dalë boje, njerëz që në këtë vend nuk i do askush se vetëm janë tallur me interesat e këtij populli e të këtij vendi, nuk kanë se pse shfaqen më në publik.

Ata nuk kanë vend në protestat qytetare sepse e bëjnë pis atë me pocaqillëkun që përfaqësojnë.

Imazhi i Petrit Vasilit në protestë është argumenti që përdor Edi Rama për ta paraqitur protestën si organizim të bandës së hajdutëve dhe të sojit të tyre, ndaj vëllezër dhe motra protestues, unë jam gati e do ta bëj. Bëjeni edhe ju, nëse fytyra si Petrit Vasili i shihni në protestën tonë pështyjini e përzijini.

Protesta është e qytetarëve, jo e hajdutëve dhe partisë së tyre!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *