Shpërthen regjisori i njohur: Për mëngjes do ha Mira Kazhanin, për darkë Dritan Hilën

Deklarata e gazetes Mira Kazhani dhe opinionisti Dritan Hila kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.
Vetëm pak orë pas vrasjes tragjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë.
“Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar.
Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë”,-shkroi ajo.
Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: “Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.”
Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi regjisori i njohur Kastriot Çipi.
“Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës, shkruan ai.