1 Tetor, 2023

Shpërthen Haklaj: Berisha, familje mafioze, si familja Gambino e ‘Cosa Nostra’

 Shpërthen Haklaj: Berisha, familje mafioze, si familja Gambino e ‘Cosa Nostra’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-studenti i Dhjetorit, Azgan Haklaj ka hehdur akuza të forta kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Haklaj e ka etiketuar familjen e Berishës si ‘mafioze’.

Duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës ‘Non-Grata’, Haklaj tha se një qëndrim të tillë për familjet nuk ëhstë mbajtur as kundrejt kriminelëve më të mëdhenj botërorë.

“Berisha ka statusin ‘familje mafioze’. Ka statusin e familjes Gambino, Cosa Nostra. Se e thotë Departamenti… motivi është më i rëndë, është qëndrimi më i ashpër që ka mbajtur DASH pas luftës së dytë botërore ndaj një personaliteti dhe familjes së tij.

Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’.

Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund. Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë”, tha ai.

Azgan Haklaj ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po e përdor partinë si një bunker për vete dhe familjen e tij.

“Berisha, si lojëtar i fortë i gjeopolitikës, duke e nuhatur situatën ballkanike, po luan fort, sigurisht për interesa të veta dhe të familjes së vet dhe po përdor nostalgjikët e Partisë Demokratike, për ta përdorur Partinë Demokratike si bunkier për hallet e veta”, tha Haklaj.

Për ish-deputetin Haklaj, Berisha paraqet rrezik kombëtar dhe kjo do të jetë arsyeja pse do të zbarkojnë edhe përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-së:

“Berishës i duhen sa më shumë lojtarë për tu bërë protagonist i brendshëm dhe faktor i jashtëm për të patur sa më shumë antiamerikanë në betejën me Amerikën. Këtu qëndron problemi. Pra, loja është përtej PD-së dhe është lojë shumë e rrezikshme.

Ndaj kanë zbarkuar amerikanët. Do zbarkojnë dhe të tjerë. Dhe unë këtë e kam informacion shumë të saktë. Do zbarkojnë këtu për interesat e mëdha amerikane. Janë përfaqësues të Shtetit Amerikan, të Kongresit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan.”

Foltoren e liderit historik, dhe përpjekjen e tij për të shkarkuar Bashën, Haklaj e ka quajtur si një përpjekje për të rrëmbyer opozitën dhe puç kushtetues:

“Përpjekja për ta rrëmbyer opozitën në mënyrë antistatutore është mirëfilltazi puç statutor, grusht shteti. Puç kushtetues.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *