27 Nëntor, 2022

Shpërthen Flutura Açka: Ndjehem e mashtruar nga Berisha, unë s’jam kamariere e Bashës

 Shpërthen Flutura Açka: Ndjehem e mashtruar nga Berisha, unë s’jam kamariere e Bashës

Deputetja e Partisë Demokratike Flurura Açka shpërthen ndaj Sali Berishës lidhur me situatën në PD. Açka e njohur si një figurë e ardhur nga bota e letërsisë dhe pa shumë ngarkesa politike dhe partiake thotë se e ndjen veten të gënjyer nga Berisha për atë që ai e mbështeti Bashën në tetë vjet dhe tani e sulmon atë sikur nuk ka qenë kështu.

E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Açka lëshoi një lumë kritikash ndaj Berishës edhe për faktin që sipas saj shkeli statutin kur nuk depozitoi ankesën në Komisionin e Apelimit që ajo drejton në PD dhe në të njëjtën kohë kërkon të drejtën me statut me lëvizjen e “Foltores”. Më poshtë një pjesë e zbardhur e deklaratave të zonjës Açka të bërë në emisionin “Deklalog” të gazetarit Qafoku.

Zonja Açka, ç’po ndodh në PD?

Përderisa nuk u ndodh procedura, domethënë po flasim për statutin, gjithë problemi aty është, pyes a është statutore kjo që po bën Berisha? Nëse do zbatohet statuti duhet të vihej në Komisionin e Apelimit që jam unë kryetare dhe të diskutoheshin gjërat me transparencë.

Po zoti Ristani ka thënë që nuk ka komision Apelimi, atëherë?

Jam unë. Jam kryetare e Komisionit të Apelimit. Komisionin e kam, por ende nuk është përfunduar zjedhja e pesë anëtarëve të tjerë.

Domethënë nuk ke komision. Që të jetë funksional duhet të jenë gjashtë vetë.

Jo. Komisioni është. Jam unë dhe jemi në procedura që të zgjidhen edhe pesë të tjerë.

Zonja kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Etikës në PD, nëse nga grupi i Berishës do vi kërkesa (Kundërshtimi për përjashtimin nga grupi parlamentar), çfarë qendrimi do mbani?

Nuk mund të vi kërkesë sepse kërkesa nuk erdhi. Duhet të kishte ardhur në kohën e duhur sepse tashmë “Foltorja” është shpallur dhe është caktuar edhe data e mbajtjes së kuvendit. Unë vetëm një gjë kam premtuar që në fillim. Unë do ta bëja transparente në mënyrë që të isha e qetë para demokratëve. Duke ardhur nga jashtë strukturave të PD unë kam detyrim ndaj çdo demokrati të thjeshtë që ai të kuptojë sepse unë nuk jam kamariere as e Berishës e as e Bashës. Do ta bëja transparente dhe ta vendoste komisioni nëse Sali Berisha të kthehej apo jo.

Kjo është një deklaratë e fortë zonjë.

Ka një keqkuptim shumë të madh. E kemi shpjeguar gabim për militantin e PD. Berisha është pezulluar përkohësisht nga grupi parlamentar. Kjo është zyrtare. Demokratëve u është shitur sikur është përjashtuar Berisha. Është keqkuptuar shumë kjo gjë. Vendimi kë qenë personal ndaj zotit Berisha, përkohësisht deri në një moment të dytë derisa gjerat të sqaroheshin. Nëse do isha në vend të Berishës duhet të isha tërhequr. Berisha duhet të ishte tërhequr. Sa të marrë veten. Sapo ka filluar opozitarizmi dhe ky është dëmi më i madh.

Zonjë kjo fraza opozitarizimi sapo ka filluar…ka 8 vjet në opozitë dhe ju thoni sapo ka filluar?

Unë vi nga jashtë PD. Ndryshe është një deputet që ka qenë brenda. Ka tjetër raport me Berishën dhe tjetër me Bashën. Unë i kam besuar një partie demokratike ku Basha është edhe Berisha. Ka qenë edhe një Berishë aty. Cili Berishë më la mua të gaboj? Se tani i bie që i kam besur Bashës i cili është promovuar nga Berisha. Përse ky Berisha nuk e bëri këtë përpara 25 prillit që unë të mos e bëja këtë hap? Dhe tani ti më bën skanerin e Bashës dhe më thua mua Basha është delja e zezë e PD. Por kjo është shumë vonë. Unë kam besuar te Basha, i cili të ka besuar edhe ty.

Apollon Baçe: Zonjë më lejo të them se Lulzim Basha është qingji i zi që e ka pjellë delja e zezë Sali Berisha.

Zoti Berisha, përse nuk foli një javë përpara? Që demokratët ta kuptonin që po bënin gabim.

Një javë përpara nuk mund të flisnin sepse ishin zgjedhet.

Jo. Jo. Në emër të partisë flitet. Bëhen akte.

Po Basha a duhet ta kishte vrarë babain e vet politik?

Duhet ta kishte vrarë. Ai e vrau, por e vrau shumë vonë.

Jo zonjë e vrau se e vrau Amerika.

Nëse Berisha do kishte bërë aktin përpara, atëherë demokratët nuk do shkonin. Por Berisha ishte i pari që vizitoi Bashën kryetar.

Por tani në çfarë situate jemi?

Prit sepse unë kam probleme me këtë çështje. Ndjehem e gënjyer, e mashtrar. Nga kjo siguri që kam marrë që Berisha dhe Basha janë bashkë dhe PD është një. Vjen një moment që kërcet mes tyre dhe ky është një problem i ardhur nga jashtë. Që i ka hyrë PD nga jashtë si bombë në mes. Atëherë është problem mes këtyre dy kryetarëve. Mes senior-it dhe juniorit. Ta zgjidhin këta të dy. Ta zgjidhin mes njëri-tjetrit. Dhe jo ti krijojnë këtë shok Partisë Demokratike. Ata të dy e kanë për detyrë ta zgjidhin me njëri-tjetrin.

Si do ta zgjdhin?

Unë kam një vërejtje personale ndaj zotit Basha. Përse ti zoti Basha vazhdon të heshtësh kaq gjatë mbi këtë çështje sepse është hedhur në emër të tij kaq shumë në raport me të.

Jo zonjë jeni gabim. Ai ka folur, nga e kam larguar Berishën si të pezulluar në pjesë të Trekëndëshit të Bermudës.

Zonjë çfarë do ndodhë më 11 dhjetor? A rrezikon të ndahet PD?

Ky do ishte skenari më i trishtuar.

A ka gjasa të shkarkohet Basha siç e kërkon Berisha?

Nuk e di dhe nuk mund të bëjë parashikime.

A i mbeteni përsëri deklaratës që PD nuk mund të mbetet parti antiamerikane?

Sigurisht. Berisha përdori vendimin e Blinken për të bërë politikë personale. Unë të dy ama i besoja si Bashën dhe Berishën. Unë e dija se ata ishin një.

Zonjë Berisha nuk po mbledh vetëm firma por po rrit mbështetësit.

Unë kam vetëm një sqarim, a është për të ardhur në krye të PD apo është vërtetë i sinqertë në atë që thotë se dua të rregulloj PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *