Shpërthen Edi Paloka: O prosti*uta të Rilindjes, o sharlatanë e idiotë, nuk na ndalni dot në marshimin tonë

Edi Paloka ka folur në lidhje me protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, përpara kryeministrisë.
Paloka i quajti ‘prostituta politike’ të gjithë zërat që kanë dalë kundër protestës, me pretendimin se ajo po bëhet për të mbrojtur interesat personale të Sali Berishës.
“Ne nuk kemi thënë që në 7 Korrik do të bjerë qeveria, se do të genjenim veten dhe shqiptarët.
7 Korriku është një datë për të treguar se kush jemi.
Nëse deri dje protestat bëheshin sa për shou, këtë radhë jam i bindur se në 7 Korrik fillon rruga jonë, për largimin e Edi Ramës dhe për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira në këtë vend.
Bëhet fjalë për të larguar një qeveri, që nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Unë në fakt iu thashë se kush ka dalë kundër protestës, disa prostituta politike të rilindjes, spiunë të sigurimit të shtetit të djeshëm, dhe spiunë të sotëm.
Disa që kanë marrë votat e demokratëve dhe janë shitur te Rama.
Unë dëgjoja që protesta e 7 Korrikut po bëhet kundër luftës në Ukrainë, e kuptoni ju se çfarë sharlatanësh janë?
Janë lloj lloj idiotësh që Rama i ka futur në këtë lojë, që këpusin lloj lloj budalliqe.
Vetë Alibeu thoshte se protesta bëhet kundër tij dhe kundër PD, e kupton ti se në çfarë pike kemi arritur.
Elisa Spiropali flet me gjuhën e Enkelejd Alibeajt”, u shpreh Paloka, sipas të cilit, nesër demokratët do e vënë para Ramën dhe socialistët.