21 Shtator, 2023

Shpërthen Basha: Berisha komunist i friksuar e burracak, dogji Shqipërinë më ’97-n. S’ka shanse të marrë PD-në

 Shpërthen Basha: Berisha komunist i friksuar e burracak, dogji Shqipërinë më ’97-n. S’ka shanse të marrë PD-në

Lulzim Basha ka shperthyer ne akuza te forta ndaj Sali Berishes.

Kryetari i PD-së, u shpreh sot se Berisha u fut në selinë blu në përpjekje për t’ju fshehur shpalljes “non grata”.

Ai tha se Berisha është ish-komunist pa burrëri dhe bashkë me njerëzit që ka mbledhur rreth tij janë llumi i PD-së që tashmë është vetëpastruar.

Lideri i PD-së deklaroi se nuk reagoi për të rënë pre e provokimit të Sali Berishës në momentin që u fut brenda selisë.

Berisha ka themeluar një organizatë anti-amerikane. Deri sot nuk ka ekzistuar një organizatë amerikane. Pa SHBA-në ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe.

Ne mund ti fajësojmë sa të duam për gabimet tona, por cdo popull ka qeverinë që meriton. Ajo që pamë sot nuk janë vlera, anti-vlera, llumi i shoqërisë dhe kanë qenë llumi i PD-së, tani i vetëpastruar. Këto janë ditët e përçarjes nga Berisha, gënjeshtrat e tij. Sot pamë një njeri të frikësuar nga kuvendi i 18 dhjetorit.

Vetëm ai e ka frikë. Të gjithë demokratët po presin që bashkimi i madh ti japë një përgjigje të qartë të së shkuarës dhe një mesazh shoqërisë dhe kombit për të nesërmen. Ne e dimë, e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend, këtë popull për të çarë pengesat.

Ne do ta bëjmë këtë së bashku, ne do ta shpalosim këtë në një kuvend që do të jetë një kuvend demokrat. Në përpjekjen e tij për t’ju fshehur non gratas, Berisha po përpiqet që të fshihet brenda PD-së. Ne ishim në një takim të qetë, të grupi të punës për rininë dhe lidhjen demokratike të gruas me praninë e anëtarëve të grupit të punës dhe kryesisë së PD-së.

Qëndruam të qetë dhe vendosëm të mos biem në këtë provokim të trashë sepse e para është Shqipëria. Kjo që ka parë cdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, i cili mungohet të shfaqet si fitimtar. Humbja e tij është pa kthim, rruga që ai ka zgjedhur. Berisha si ish-komunist i vjetër, nuk ka burrëri” tha ai.

Ishte një spektakël i shëmtuar i të kaluarës, i asaj të kaluare që PD-ja ka vendosur ta lërë mbrapa. Shkaku i kësaj sjelljeje është se dje u mblodh Këshilli Kombëtar i partisë dhe u pasqyrua me transparencë.

Jemi shkëputur nga e kaluara e mashtrimeve apo e rrahjeve në sallat e këshillave kombëtarë, që ka qenë pjesa më e zezë e traditës së Sali Berishës si kryetar i PD-së. Nuk ka lënë ish-kryetar të Partisë Demokratike pa rrahur, pa i thyer dhëmbët apo pa e nxjerrë zvarrë nga mbledhjet.

Kjo e sotmja është shenjë e qartë e ndarjes së plotë e të pakthyeshme me Sali Berishën dhe me anën e tij të errët të historisë.

Kemi folur boll për arritjet e PD, sot është koha të dënoj aktet e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund. Në përpjekjen për karshëllik ndaj SHBA, në egoizmin për të marrë peng, PD dhe demokratët, për të mbivendosur hallin e tij personal dhe të familjes së tij, familjes tonë politike.
Por, sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit, Berisha ndërmori një akt që u kujtoi shqiptarëve skena të harruara nga pjesa më e hidhur e trashëgimisë së tij personale, që fatkeqësisht na faturohet edhe neve. Asnjë demokrat, asnjë anëtar i Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet në 18 dhjetor, nuk do t’i nënshtrohet presioneve“, vijoi Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *