29 Nëntor, 2023

SHIFRAT: Lulzim Basha mori 40 mijë vota më pak se Berisha

 SHIFRAT: Lulzim Basha mori 40 mijë vota më pak se Berisha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.

Nga rezultati i zgjedhjeve Partia Socialiste fitoi 5 bashki, Vorën, Lushnjën, Durrësin, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse Partia Demokratike nuk arriti të marrë drejtimin e asnjërës prej bashkive.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit.

Ndërkohë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në 6 Mars, 60 223  vota.

Ndërkohë që Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.

Në zgjedhje mori pjesë dhe partia Lëvizja e Re, e cila fitoi në total vetëm 99 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *