SHIFRAT: Belinda Balluku më e paguara ndër ministra, merr më shumë se zv.kryeministri

Dalin pagat e ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas dokumentit të siguruar nga Vjosa.net, me pagat e thuajse 1 milionë qytetarëve, rezulton se ministrat e kabintetit të kryeministrit Edi Rama nuk paguhen njësoj.
Më e paguara ndër ministret është ajo e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila merr 194.600.00 mijë lekë të vjetra çdo muaj për shërbimet e saj në kabinet.
Madje ka një pagë më të lartë se ajo e ish-zv.kryeministri Erion Braçe.
Ky i fundit, i cili tashmë mban vetëm postin e deputetit, paguhej 187.610.00 lekë të vjetra.
Ndërsa të gjithë ministrat e tjerë shënonin në konton e tyre bankare çdo muaj shumën prej 174.760.00 lekëve.
Megjithatë është e paqartë se përse kanë paga të ndryshme, kur kryejnë të njëjtin funksion; atë të ministrit.