9 Qershor, 2023

Shfaqja banale e Top Channel

 Shfaqja banale e Top Channel

Çdo të martë dhe të premte, pjesa më e madhe e shqiptarëve ulen në darkë para televizionit më të madh kombëtar, për të ndjekur një shfaqje, qëllimi i së cilës nuk dihet se kush është.

Thjesht kanë futur aty ca personazhe që thonë se janë VIP, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë bërë pothuajse asgjë me vlerë në jetën e vet.

Kryepersonazh është kthyer një djalë nga Vlora me emrin Donald Veshaj, që thotë se është aktor, por nëse fut emrin e tij në Google, nuk të del asgjë, përveç lajmeve të portaleve shqiptare për një lidhje që ka pasur me moderatoren Bora Zemani.

Tek kjo shfaqja që quhet “Big Brother VIP” dhe për të cilën po diskuton gjithë Shqipëria, ai nisi një lidhje me shoqen e ish-të dashurës, që quhej Semi, dhe që edhe kjo, edhe pse thotë se është këngëtare, deri më dje në fakt njihej si e dashura e këngëtarit Bojken Lako.

Atë e nxorrën nga shfaqja dhe futën një tjetër personazh “VIP, me emrin Beatrix Ramosaj, që siç do e shikoni dhe në fotot më poshtë, është e famshme vetëm se poston foto me bikini, dhe tani Donaldi ka nisur një romancë me të, duke harruar brenda ditës si Borën, si shoqen e saj Semi.

Shkurt muhabeti, një telenovelë banale në televizionin kombëtar më të madh, që ka mbërthyer gjithë shtëpiakët dhe shtëpiaket, por jo vetëm. Për fat të keq, kjo është shoqëria jonë, që ushqehet veç me llum.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *