31 Janar, 2023

Sherr në PD, Flamur Noka nxehet me Enkelejd Alibeajn: Mos i fol ashtu Doktorit ti

 Sherr në PD, Flamur Noka nxehet me Enkelejd Alibeajn: Mos i fol ashtu Doktorit ti

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate mes Sali Berishës dhe enkelejd Alibeajt.

Raportohet se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.

“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”

Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt. Me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.

Ndërsa, duke u kthyer tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, Berisha u shpreh se ai që ndihet opozitar i vërtetë, nuk mund të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi “proces mafioz të zarfeve sekrete.”

DEBATI

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke  mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishes: Peng je ti.

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund ta imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *