3 Dhjetor, 2023

SHBA shuplakë Berishës: Nuk merret partia me forcë, ai s’është më partneri ynë

 SHBA shuplakë Berishës: Nuk merret partia me forcë, ai s’është më partneri ynë

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Escobar tha se një parti politike nuk mund të merret me dhunë.

Teksa e dënoi dhunën, Escobar u shpreh se jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partneri i rëndësishëm i SHBA.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike.

Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është partner i rëndësishëm i joni tani”, tha Escobar per VOA.

Kujtojmë që në datën 8 janar, Sali Berisha organizoi një protestë para selisë së Partisë Demokratike, me synimin për ta marrë atë.

Protesta u shoqërua me akte dhune, duke u dëmtuar në një masë të konsiderueshme selia blu. Protesta u shpernda pas nderhyrjes se forcave te policise.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh pas ngjarjes se kjo ditë shënon fundin politik të Sali Berishës, ndërsa një ditë më parë Kryesia e PD përjashtoi përfundimisht ish-liderin demokrat.

Partia Demokratike po ashtu i ka dërguar një raport të detajuar ambasadorëve, duke shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar në selinë e PD-së gjatë protestës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *