1 Tetor, 2023

SHBA, një tjetër goditje Berishës që “në mëngjes”

 SHBA, një tjetër goditje Berishës që “në mëngjes”

SHBA i ka dhënë një tjetër goditje të rebeluarit ndaj saj në klasën politike shqiptare, Sali Berishës, duke kujtuar misionin e ardhjes dy ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, të të dërguarit Escobar.

Në një mesazh të Ambasadës amerikane mëngjesin e kësaj të marte, theksohen po ato fraza të cilat janë në motivacionin e shpalljes së Berishës “non grata”.

“Më 9 dhjetor, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor“, thuhet në njoftimin eAmbasadës së SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *