2 Dhjetor, 2022

SHBA: Ja pse e shpallëm Berishën dhe familjen e tij “non grata”

 SHBA: Ja pse e shpallëm Berishën dhe familjen e tij “non grata”

Sekretari amerikan Antony Blinken përcolli tjetër sqarim mbi arsyet e shpalljes “non grata” të Berishës, si përgjigje ndaj një kongresmeni, i cili e kërkonte këtë gjë.

Më saktë, ka qenë Departamenti i Shtetit që i ka kthyer përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Lee Zedlin.

Përgjigja:

“Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme”.

Nuk është e vështirë të kuptohet se kërkesa e kongresmenit amerikan përfshihet në një përpjekje lobimi nga të afërt të kreut demokrat, për të diktuar një reagim kundër në qarqet e politikës amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *