28 Shtator, 2023

Shakatë e Edi Ramës me shqiptarët

 Shakatë e Edi Ramës me shqiptarët

Nga Namir Lapardhaja

Shakatë e Edi Ramës me shqiptarët nuk kanë të sosur. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe as me rastin e Lefter Kokës, ish-ministër në qeverisjen e tij.

Edi Rama shfaqet sikur Koka i ka bërë veprimet me kokën e vet, privatisht, madje duke e konsideruar atë si “tigrin e qeverisë”, që ka mundur të bëjë bashkë dhjetra institucione që të firmosin për një procedurë, që do donte javë të shqyrtohej.

Publikimi i dokumenteve ku shihet qartë dijenia e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçit, për çdo hap që është bërë me ndërtimin e inceneratorëve, si dhe pjesëmarrja e disa ministrive, tregon qartë se Edi Rama ka qenë në dijeni, edhe pse në shumicën e kohës ai ka qeverisur me WhatsApp dhe Facebook.

Në fakt, afera e plehrave, për koicidencë, është ajo që vjen më shumë erë nga aferat korruptive dhe gjithkush sot mundet fare lehtë ta kuptojë se vonesa e kësaj çështjeje të hapur disa vite më parë, do e kish larguar Ramën nga pushteti.

Por ai ka bërë çmos që gjithçka të nisë pas zgjedhjeve, duke besuar se kështu do t’u hedhë hi syve të shqiptarëve sikur po respekton drejtësinë.

Edi Rama do të ishte përgjegjës edhe për mosdijeninë nëse disa ministra bashkëpunojnë në një aferë kaq hapur korruptive, të kundërshtuar edhe nga APP-ja.

Të mendosh se Rama nuk ka pasur dijeni, duhet të kesh ardhur dje në Shqipëri për herë të parë. Kjo edhe për faktin se ai ka mbrojtur këtë projekt, pavarësisht se opozita, PD e LSI, bashkërisht në katër vitet e fundit, kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme këtë aferë që do kishte rëzuar çdo qeveri, sado shtet bananesh të ishte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *