Sekretari i Bashës shpërthen ndaj Berishës: O plaku non grata, nuk bëhemi kurrë me ty

Roland Bejko, ish- kandidati për deputetë i PD në Qarkun e Gjirokastrës dhe sekretar i Lulzim Bashës për reformen territorial, ka reaguar ndaj lajmeve rreth deputetëve të Lulzim Bashës që i janë bashkuar Sali Berishës për protestën e 7 korrikut.
“Foltoria vazhdon ta ushqejë opinionin publik me lajme të reme duke sajuar realitete paralele” shkruan Bejko.
“I tillë është dhe lajmi i shpërndarë gjerësisht nga portalet pranë saj se medemek Ali Beu paska mbetur vetëm ngaqë me gjasë, gjithë deputetët e tjerë i janë bashkuar plakut “Non Grata” nën presionin “se po nuk shkuan edhe këtë herë në protestën e hallemadhit, do të jenë të braktisur nga elektorati..”
Në fakt realiteti është ndryshe.
Ne ishim sot në Fier me deputetët e komisionit për rishikimin e Reformës Territoriale Dhurata Çupi- bashkëkryetare, Orjola Pampuri -anëtare, Saimir Korreshi -anëtar, Eralda Tase Bano, deputete e Qarkut Fier, dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PDSH, Enkelejd Alibeaj, ku diskutuam me qytetarët e pranishëm të këtij Qarku, mbi domosdoshmërinë e rishikimit të Reformës Administrative – Territoriale e cila është jetike për ekonominë, mirëqenien, zhvillimin e qytetarëve, por edhe për vet ekzistencën apo jo më tej të demokracisë shqiptare.
Opozitarizmi në demokraci bëhet me akte, jo me retorikë politike. As me gënjeshtra.
Korrigjimi i Vetqeverisjes Vendore-halli i qytetarëve!
Protesta e 7 Korrikut-hall i Sali Berishës dhe klanit të tij. Të tjerat janë retorikë dhe përalla berishiste”, shkruan Bejko