4 Dhjetor, 2022

Sean Penn komenton feminizimin e burrave amerikanë: Kanë hequr xhinset e kane veshur fustane

 Sean Penn komenton feminizimin e burrave amerikanë: Kanë hequr xhinset e kane veshur fustane

Duke folur për ‘The Independent’, aktori i Hollivudit Sean Penn ka shprehur edhe një herë pikëpamjet e tij për maskulinitetin dhe feminizimin e burrave në Amerikë, duke thënë se burrat ‘kanë dorëzuar xhinset e tyre dhe kanë veshur fund’ për shkak të ‘gjeneve frikacake’.

Në fillim të këtij muaji, Penn tha për iNewspaper se “Unë nuk mendoj se të qenit brutal ose të kesh pandjeshmëri ose mungesë respekti për gratë ka të bëjë me maskulinitetin, ose ka pasur ndonjëherë. Por unë nuk mendoj se për të qenë të drejtë me gratë, ne duhet të bëhemi si ato.”

I pyetur mbi këto deklarata gjatë një takimi me ‘The Independent’, Penn tha: “Unë kam njohur gra shumë të forta në jetën time që nuk e marrin maskulinitetin si shenjë shtypjeje ndaj tyre. Mendoj se ka shumë gjene frikacake që i bëjnë njerëzit të dorëzojnë xhinset e tyre dhe të veshin një fund.”

Artikulli i ‘Independent’ përmend se vajza e Penn-it, Dylan, ishte gjithashtu e pranishme gjatë intervistës së përbashkët dhe ‘heshti’ dhe ‘i nguli sytë në hapësirë’ gjatë komenteve të babait të saj.

Intervista vjen ndërsa Penn aktualisht po promovon filmin e tij më të fundit aksion ‘Flag Day’, të cilin ai e drejtoi dhe luajti së bashku me fëmijët e tij Dylan dhe Hopper nga ish-gruaja e tij Robin Wright.

Filmi bazohet në kujtimet e vitit 2004 nga Jennifer Vogel ‘Flim-Flam Man’ dhe tregon historinë e betejave të saj për t’u pajtuar me të kaluarën e babait të saj mashtrues. Megjithatë, filmi deri më tani ka marrë vlerësime të ndryshme nga audienca dhe kritika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *