4 Dhjetor, 2022

Schwarzenegger, mesazh emocionues vëllezërve Klitschko

 Schwarzenegger, mesazh emocionues vëllezërve Klitschko

Një nga ata që foli për ngjarjet në Ukrainë është aktori legjendar Arnold Schwarzenegger.

Ai përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale i ka dërguar një mesazh dyshes legjendare të boksit nga Ukraina – vëllezërve Klitschko.

“Vitaly dhe Wladimir Klitschko, dua të them ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring, dhe ju jeni heronjtë e mi edhe tani”, ka shkruar i madhi Arnold.

Kujtojmë, vëllezërit Klitschko janë aktualisht në Ukrainën e sulmuar dhe kanë premtuar të qëndrojnë në vend dhe ta mbrojnë atë nga pushtimi rus.

Vladimir, 45 vjeç, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në Kiev në fillim të këtij muaji, ndërsa vendi përgatitet për një sulm.

Vëllai i tij Vitaly Klitschko, 50 vjeç, u bë kryebashkiak i Kievit në vitin 2014, si dhe kreu i administratës shtetërore të qytetit të Kievit. Në të njëjtin vit, Klitschko ishte një figurë kryesore në protestat kundër lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Dhe tani, ndërsa Kievi është nën rrethim, së bashku me rajone të tjera, vëllezërit Klitschko janë përsëri në krye të mbrojtjes së Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *