Samir Mane strehon grupet kriminale në vilat e tij, i përdor për grabitjen e pronave në Jug dhe vrasje

Resortet dhe vilat e oligarkut Samir Mane janë kthyer në bazën kryesore dhe më të madhe për kokat e krimit, vrasësit me pagesë, bosët e drogës, kapot e prostitucionit, tritolvënësit dhe kartelin e pasrimit të parave në Shqipëri.
Bazuar në informacione të kryqëzuara, rrëfime të penduarish dhe informata shërbimesh, Samir Mane strehon në sarajet që ka ngritur mbi prona të grabitura, njezëz në kërkim ndërkombëtar dhe pesonazhe me aktivitet të theksuar kriminal, të cilët i përdor për grabitjen e pronave private dhe publike në Jug të vendit, përmes kërcënimeve, shantazhit, falsifikimeve dhe eliminimeve fizike.
Më pas, pronat kalojnë në emër të kompanive të oligarkut Samir Mane, me anë të marrëveshjeve kriminale dhe në këmbim të intetesave të përbashkëta me njerëzit e krimit. Pas bashkimit të sipërfaqeve të mëdha tokash publike dhe private, nis zbatimin e projekteve ndërtimore, ku pastrohen paratë e pista, kryesisht të drogës dhe korrupsionit.
Janë inicuar disa hetime penale për këtë aktivitet kriminal, por hetimet janë sabotuar ose janë devijuar për shkak të influencave klienteliste dhe korruptive të Samir Manes mbi pushtetin gjyqësor.
Megjitjatë, kjo është njëra linjë. Linja tjetër konsiston në lobimin dhe hedhjen e parave nga Samir Mane për të diktuar ligje klienteliste dhe korruptive nga qeveria dhe Kuvendi, për të grabitur pronat në bregdet.
Mane dyshohet se ka hedhur miliona euro duke blerë ministra dhe deputetë, për të hartuar dhe miratuar projektligjin mafioz për gjoja mbrojtjen e vijës bregdetare.
Një nen i posaçëm i projektligjit parashikon se në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit nga çdo pronar, shteti ka të drejtën e parablerjes. Pra, ndalohet shitja e pronës, por vetëm nëse blerës është shteti.
Një nen tjetër ndalon rreptësisht çdo ndërtim të ri. Projektligji parashikon shtetëzimin e vijës bregdetare. Më pas, qeveria i kalon pronat në emër të kompanive të Samir Manes dhe rrethit të tij, duke paraqitur disa projekte zhvillimore.
Nisma ligjore, nëse miratohet, mund të fusë Shqipërinë në luftë civile, por nga ana tjetër Mane ka blerë deputetët dhe qeverinë, me paratë që u ka vjedhur shqiptarëve.
Nëse më parë Samir Mane përdorte paratë për të hequr çdo pengesë në rrugën e tij të pasurimit dhe gllabërimit të pasurive publike, kohët e fundit po përdor edhe njerëzit e krimit, për të hequr qafet ata që i bëhen pengesë dhe që nuk pranojnë të blihen me para.
Duke pasur para, biznese, vila dhe influenca korruptive mbi pushtetin dhe organet hetimore, Samir Mane komandon sot një nga organizatat më të mëdha kriminale në Shqipëri, me bazë në vilat e tij.
Mjafton që SPAK dhe BKH të bëjë një kontroll në rezidencat e Samir Manes nga Vlora në Tiranë, për të indentifikuar përmasat e organizatës, e cila dyshohet se është përfshirë edhe në atentate mafioze ndaj grupeve rivale në Shqipëri.
Sipas burimeve të besueshme, pas disa vrasjeve mafioze pa autor nga Shkodra në Tiranë, dyshohet se fshihet pikërisht organizata kriminale e Samir Manes.
Në rrethet politike, Lulzim Basha është i vetmi që i ka përmendur dy herë emrin Samir Manes në Parlament, si simbol i oligarkisë, grabitjes dhe kapjes së qeverisë, por Mane ka arritur t’i mbyllë gojën me dengje me euro, duke i kaluar në llogari të kunatit të Bashës.
Samir Mane financon edhe rrymën kundër SHBA-ve në Shqipëri, ndërsa pastron paratë e pista të politikanëve në Singapor dhe Hong Kong, veprimtari për të cilat do të japim detaje në vijim.(Prapaskena)