24 Mars, 2023

Salltanetet e kryeministrit: Mbi 300 mijë euro rroga në vit për 24 ndihmësat e Edi Ramës

 Salltanetet e kryeministrit: Mbi 300 mijë euro rroga në vit për 24 ndihmësat e Edi Ramës

Njeriu që erdhi në pushtet me “besimin tek talenti dhe forca e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, që kur ishte në opozitë shoshte se “politikën e sheh si pasion për të ndryshuar e jo si zanat për të fituar” apo që shfaqej në klipe muzikore herë krah minatorëve në galeritë e Bulqizës e herë mes peshkatarëve duke ngritur arka, sot shpenzon mbi 300 mijë euro për ushtrinë e “ndihmësave” të tij personalë.

Është Edi Rama, të cilit i duhen 24 vetë në rolin e ndihmësave në kryeministri, nga një vëzhgim Vjosa.net bëri në listën e pagave të janarit që qarkullon tashmë në Whatsapp.

Mbetet i paqartë përshkrimi i punës për secilin prej tyre, pasi është e njohur mania e Ramës që ta kurojë vetë imazhin në publik, që nga përzgjedhja e veshjve, arredimi i zyrës apo shkrimi i fjalimeve.

Nga lista e rrogave të janarit rezulton se paga bruto e “ndihmësit të kryeministrit” është 144.686.000 lekë. Me një përllogaritje e shpejtë del se shpenzimet për 24 punonjësit shkojnë mbi 300 mijë euro në vit, duke përjashtuar këtu këshilltarët apo sekretarët e tij.

Në intervistat që jep në media, Rama shfaq me mjeshtëri imazhin e atij që nuk ngazëllehet nga luksi i tepërt, që nuk e sheh pushtetin si qëllim në vetvete apo si mjet përfitimi. Në retorikën e kryeministrit gjen shpesh shprehje që e përshkruajnë politikën si “një shtysë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar më fort, jo duke u ankuar më shumë”.

Në fakt Rama nuk ka ç’të ankohet. Me një administratë të fryrë në maksimum dhe me një infrastrukturë televizive si ERTV në shërbim të vetes, shefi i qeverisë i ka plotësuar më së miri nevojat në shërbim të vetes.

Emrat e ndihmësave të kryeministrit

Anxhela Lita

Mitea Gegushi

Enio Ohri

Alkida Thana

Ina Kuka

Andi Mazi

Jona Dundo

Drilona Deliu

Florian Spahiu

Oljan Kanushi

Besmir Gjokuta

Ardit Drenova

Aida Hasmeta

Kjara Adhami

Skënder Duka

Ina Memishahi

Silda Çepe

Keisi Seferi

Denada Marko

Marsel Preçi

Klevis Gjoni

Jeta Deda

Renald Koka

Megi Thaçi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *