Sali, nëse Tahiri meriton të dënohet me 44 vjet burg, ti dhe Meta meritoni 444 vjet burg

Nga Ilir Demalia
Sali Berisha paska kërkuar 44 vjet për Saimir Tahirin.
Jam plotësisht dakort me Dr. Berishën, se ky është një dënim shumë i lehtë.
Por n.q.s për Tahirin kërkon 44 vjet burg, për veten e tij, duhet të kërkojë 444 vjet burg.
Për Metën, Aleancën e Gjirit te Lalzit, te kërkojë 445 vjet burg, dhe për Ramën 446 vjet burg.
Të tjerët Luli, Mehdiu, Veliaj, Ahmetaj, Balluku, Spiropili e dreqi e i biri që s’kanë lënë gjë pa vjedhur dhe abuzuar me pushtetin, duke shkatërruar vëndin, shoqërinë dhe të ardhmen, të dënohen aty afër me kryetarët e tyre.
Vetëm kështu shpëton Shqiperia nga kjo bandë horrash, që mendojnë se këta bëjnë shiun, këta bëjnë erën, këta diellin.