Berisha rikthehet në Parlament pas disa muajsh, kërkon hetimin e Ramës e Bashës: Drejtojnë “Meduzën” bashkë

Sali Berisha është rikthyer në Parlament, pas një mungese disa mujore.
Ata ka dalë ta presë tek dera Muli tërë adhurim, që i hap edhe portën.
Vetëm se në Kuvend, janë detyruar të ulen nga fundi.
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi si të përfshirë në aferën e inceneratorëve edhe Lulzim Bravën, siç e quan ai. Berisha theksoi se Zoto dhe Gugallja, të shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar për këtë çështje, kanë qëndruar të fshehur në Lushnjë, ku edhe janë kërcënuar.
“Të dashur qytetarë, maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha të 30 viteve. Pas 3 muajsh, zero hetim sepse janë të zhytur si Edvin Droga dhe Lulzim Brava.
Në këtë krah, janë bërë 298 denoncime dhe të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, në fund lejoi që të publikohen deklarata nga PD. Nuk ka aferë më flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri.
Zoton e kanë mbajtur të fshehur kaçak në Lushnjë, deri para dy ditësh, bashkë me Gugallja dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet. Natyrisht, kushti i parë nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje me aferën.
Në të dy anët, Brava është me dy krahët. Na thuaj pak se çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD-së? Të gjithë janë ujdi me kreun e Meduzës”, tha Berisha.
Berisha kërkoi nga salla e parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për përfshirjen e kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në procesin e pastrimit të parave.
Berisha gjatë fjalë së tij u shpreh kundër ligjit që po diskutohet në parlament mbi rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe u shpreh se është e nevojshme që lufta për pastrimin e parave ta nis punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.
“Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e “Meduzës” së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.
Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e “Meduzës” ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.
3 orë protestuan ata për shtëpitë e tyre përpara larësit të parave dhe nuk foli askush gjysëm fjale. Kleptokracia nuk ka zemër, ka para dhe vetëm vjedhje parash, ndaj gjykoj që këto ligje të ridimesionohen. Një Komision Hetimor është i nevojshëm për kreun e “Meduzës” dhe Lul Bravës. Më mirë është parlamenti ta bëj këtë gjë”- tha Berisha.