27 Nëntor, 2022

Sali Berisha: Rama do mbetet në histori si kryeministri më i keq pas Enver Hoxhës

 Sali Berisha: Rama do mbetet në histori si kryeministri më i keq pas Enver Hoxhës

Sali Berisha pas Tiranës është ndalur në qytetin e Fierit. Në nisje të fjalës së tij, Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se e filloi mandatin e tretë me makinë 500 mijë euro.

Berisha u shpreh para mbështetësve të tij, se motivi është një dhe vetëm një: Rama Ik!

Sali Berisha u shpreh se Rama do të mbetet në histori si kryeministri më i keq, pas Enver Hoxhës.

Ai u prit në këtë takim nga kreu i PD në Fier, Luan Baci, por edhe shume mbeshtetes.

“Sot ne mblidhemi këtu me një motiv, motivi ynë është ai që buronte pak çaste më parë nga zemrat tuaja, Rama ik. Rama ik sepse pas Enver Hoxhës do mbetesh në histori, si kryeministri më i keq, më i lig, më tradhtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar

8 vite pas qeverisjes së tij, në një kohë që kemi zbritur nga kreu për rrogat dhe pensionet në Ballkan, në vendin e fundit me 30% më të ulëta sesa Kosova, e gjitha kjo sepse kryeministri i vendit, i vetmi në Evropë dhe në Botë që nis mandatin e tretë me veturë superluksoze 500 mijë euro.

I shkon fluturimi nga 150 mijë deri në 300 mijë euro. E gjitha kjo sepse ministrat e babëzitur, porosisin biftekun sa tre rrogat e një punonjësi.  Edi Rama u vret të ardhmen shqiptarëve”, tha ndër të tjera Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *